Search

Modernizohet sistemi i Matjeve në Komunat e Veriut – KEDS në bashkëpunim me Elektroserverin dhe EU

October 22, 2026


KEDS dhe Bashkimi Evropian bashkëpunojnë për modernizimin e sistemit të matjes së energjisë në veri të Kosovës.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e zbatimit të Udhërrëfyesit për Energjinë, të dakorduar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke mundësuar matje dhe faturim më të saktë të konsumit të energjisë elektrike në të gjithë territorin e Kosovës.

Udhërrëfyesi i plotë për Marrëveshjen e energjisë në veri [DOKUMENT]

Lexo më shumë

Me 3.3 milionë euro financim nga Bashkimi Evropian, KEDS dhe Elektrosever kanë instaluar më shumë se 20,000 njehsorë inteligjentë në katër komunat veriore të Kosovës.

“Njehsorët inteligjentë kontribuojnë në një sistem më transparent, modern dhe efikas të matjes dhe në një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike” thuhet në njoftimin e KEDS për aktivitetet e realizuar drejt modernizimit të e infrastrukturës së matjeve në komunat e veriut të vendit.
/Kosovo Energy News