Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

May 11, 2026


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 11 Maj:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J07 Baci Petrol (kodi: 13000003) nga ora 09:00 deri 18:00.
Vendet: Pjesë të Bernicës së Epërme, Blinda Kodra e Trimave, Baci Petrol, Sinidolli, Elkos Group, Chelsea Point.
Arsyeja: Punim në rrjet.

Rajoni i Pejës

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Klinavci (kodi: 52000002) nga ora 09:00 deri 17:00.
Vendet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë, Rudica.
Arsyeja: Energizimi i kabllove të tensionit të mesëm.

Rajoni i Ferizaj

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) nga ora 08:30 deri 18:00.
Vendet: rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës.
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove ekzistues në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

2.
Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 08:30 deri 18:00.
Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove ekzistues në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

3.
Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) nga ora 08:30 deri 18:00.
Vendet: rr. Rexhep Bislimi, rr. Vezir Jashari, Shaban Vata, rr. e Tiranës, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, Magj. Ferizaj-Prishtinë, rr. Ismet Jashari.
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove ekzistues në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

Punime nga palët e treta

Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Fshatrat Bibaj J12 (kodi: 40000012) nga ora 09:00 deri 12:00.
Vendet: Fshatrat Bibaj, Sojevë.
Arsyeja: Punime sipas punimeve PEE dhe projektit të aprovuar.