KEK: Në operim dhe njësia A5 të Termocentralit Kosova A
October 13, 2026
Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar ditën e djeshme se ka nisur procesi i startimit të njësisë A5 të Termocentralit Kosova A.
Me operimin e njësisë A5, e cila ka një fuqi të instaluar prej 115MWh, KEK, për ditët e ardhshme ka nominuar 520-530MWh, që i mundëson mbulimin e konsumit si dhe tregtim të energjisë për shumicën e orëve.
Sipas planit të përfshirë në Bilancin Vjetor të Energjisë, njësia A5 pritet të shkoj në revizion nga data 22 e këtij muaji deri më datën 31. Kurse në javën e parë të muajit nëntor do të operoj si rezervë.
Kurse, në fund të këtij viti priten të përfundohen punime e rimodernizimit të njësisë B1, e cila do të sjell kapacitet shtesë gjatë muajve të dimrit, ku konsumi rritet konsiderueshëm.
/Telegrafi