Search

Fillon Vlersimi i Ofertave – Hapat e para drejt ndërtimit të sistemeve të baterive 340 MWh

October 13, 2026


Këtë muaj është hapurt faza e prokurimit për projektin e parë madhor të baterivë në Kosovë, të financuar nga MCC.

Projekti, me vlerë 236.7 milionë dollarë, është pjesë e Programit Kompakt të bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara përmes MCC-së dhe Qeveria e Kosovës.

Ky projekt përfshin instalimin e 340MWh BESS (Battery Energy Storage), 250MWh në Istog dhe 90MWh në Ferizaj. Qëllimi është rritja e fleksibilitetit dhe rezervave afatshkurta të energjisë në vend.

Bateritë kanë aftësinë të reagojn shpejt ndaj ndryshimeve të gjenerimit dhe konsumit, gjë që do të ndihmoj në balancimin e sistemit elektroenergjetik si dhe në mbulimin e pikut të energjisë.

Fillimi i punimeve është planifikuar për vitin e ardhshëm, dhe si hap i parë në këtë drejtim është prokurimi i realizuesve të punës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar faza e vlerësimit të ofertave, në të cilat dy kompani amerikane kanë dorëzuar aplikime.