Search

Projektet e erës në Bajgorë në mbrojtje të shpendëve, mësoni për masat e ndërmarra

30 Korrik, 2021


Si masë për zbutjen e ndikimeve mjedisore, në bazë të kërkesave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në projektin Parkut të energjisë së Erës në Bajgorë, për mbrojtjen e zogjve është bërë vendosja e devijuesve të zogjve në disa pjesë të linjës së largpërçuesit.

Devijuesit e zogjve janë zgjidhja për të gjitha vdekjet e panatyrshme të zogjve dhe rregullon një furnizim të vazhdueshëm të energjisë, duke zvogëluar kështu përplasjet e zogjve me linjat e transmisionit.

Për arsye sigurie, linjat e transmetimit me kapacitete të mëdha vendosen shumë lart; megjithatë, për speciet e shpendëve, këto linja janë një pengesë potencialisht fatale. Nën kushte vizuale të dobëta, veçanërisht në muzg dhe në agim, dhe gjatë natës kur linjat janë të padukshme, zogjtë nganjëherë fluturojnë në linjat e energjisë dhe përplasen me strukturat e sipërme dhe përçuesit.

Përveç që janë fatale për zogjtë, aksidente të tilla dëmtojnë izolatorët dhe pajisjet e linjave të transmisionit që çojnë në ndërprerje të energjisë elektrike.

Shumë specie të zogjve në kategoritë më të larta të rrezikut të mbijetesës janë të kërcënuara dhe ulja e niveleve të përplasjes së linjës elektrike mund të luajë një rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e tyre të popullsisë.

Humbja e disa ose edhe e një individi mund të ndikojë në një popullatë lokale ose në qëndrueshmërinë e popullatës së përgjithshme të specieve të caktuara.

Meqenëse supozimi është që zogjtë përplasen me kabllot e linjave të transmisionit sepse nuk mund t’i shohin ato, pajisja e kabllove me elemente për t’i bërë ato më të dukshme për zogjtë gjatë fluturimit është bërë opsioni i preferuar i parandalimit të përplasjes së zogjve me telat e linjave të transmetimit në të gjithë botën.

Vendosja e devijuesve të zogjve si pajisje kundër përplasjes është një praktikë standarde në të gjithë botën për të zbutur ndikimet eventuale të shpendëve. Devijuesit e zogjve janë pajisje të vogla të ndritshme, të montuara në linjat e energjisë, të cilat rrotullohen ndërsa fryn era.

Telat e linjave të transmetimit bëhen të lehta për t’u dalluar dhe, globalisht, hulumtimet kanë treguar se vdekshmëria e shpendëve ulet përgjysmë kur instalohen.

Kompania Environmental Consulting Team është duke e bërë menaxhimin mjedisor dhe social të projektit më të madh të energjisë së erës në Kosovë dhe rajon.

Projektet e erës në Bajgorë

Ndryshe, parqet për prodhimin e erës me kapacitet të instaluar prej 105 megavatësh do të sjellin 27 turbinave nga prodhuesi i mirënjohur General Electric në rajonin e Selacit në Bajgorë.

Në këtë projekt, që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në sektorin e energjisë së ripërtritshme në Kosovë, janë duke marrë pjesë investitorë nga shtatë vende të ndryshme të botës, me Gjermaninë dhe Izraelin si partnerë kryesor.

Vlera totale e investimit është 170 milionë euro. Investimi është duke u realizuar nga kompania “SOËI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Pjesa më e madhe e projektit financohet me kredi nga BERZH.