Search

Presidenti Xi thotë se Kina nuk do të ndërtojë më termocentrale qymyri jashtë vendit

22 Shtator, 2021


Kina, një mbështetës gjigand financiar i industrisë së thëngjillit në mbarë botën, nuk do të ndërtoj më temocentrale të reja të thëngjillit jashtë vendit, ka bërë të ditur presidenti i vendit këtë të martë.

“Kina do të rrisë mbështetjen për vendet në zhvillim në zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe me pjesëmarrje të ulët të karbonit dhe nuk do të ndërtoj projekte të termocentraleve të reja të thëngjillit jashtë vendit”, ka theksuar Presidenti Xi Jinping në një fjalim të mbajtur para Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, vendi pritet që ende të përdor thëngjillin për nevojat e saj. Thëngjilli përbënë më shumë se gjysmën e furnizimit të energjisë elektrike në Kinë.

Më parë , Xi kishte thënë se pret që Kina të arrijë emetimet kulmore deri në 2030, një periudhë gjatë sëcilës vende të tjera duke përfshrië SHBA-të synojn që të ulin emetimet e tyre, dhe të arrijnë një neutralitet të karbonit deri në 2060.

Kina, vendi më i populluar në botë dhe emetuesi më i madh i emetimeve, është duke u përballur me një presion ndërkombëtar për të rrisë përkushtiemt klimatike përpara një samiti të madh të OKB -së për klimën në nëntor.

Emisari special i SHBA për çështje klimatike, John Kerry, kishte thënë në muajin prill që Kina nuk po bënë mjaftueshëm për klimën pavarësisht zotimit për fillimin e largimit të konsumit të thëngjillit në vitet në vijim.

Qymyri është më karbon-intensiv, që do të thotë se kontribuon më shumë emetime në atmosferë sesa karburantet e tjera fosile si nafta dhe gazi kur digjen.

Bosnje dhe Herzegovina: Kompanitë kineze nuk heqin dorë nga planet për të investuar në njësinë e re të termocentralit Tuzla

Në anën tjetër, në një projekt që prek Ballkanin Perëndimor, kompanitë kineze duket se nuk do të heqin dorë nga planet për të investuar në ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit të qymyrit Tuzla në Federatën e Bosnjes dhe Herzegovinës.

Ndonëse vendi ka marrë paralajmërime se kjo lëvizje mund të vë në rrezik planet për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit dhe pajtueshmërinë me politikat e mjedisit të BE.

Kjo ishte konfirmuar më pasë edhe nga kompania publike e shërbimeve elektrike, Elektroprivreda Bosne i Hercegovine (EPBiH), që është shprehur e gatshme që të vazhdoj ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit të qymyrit Tuzla, pasi projekti nuk ka alternativë tjetër, sipas përfaqësuesve të kompanisë.

Në këtë mënyrë edhe partnerët kinez kanë shprehur qëndrim të ngjashëm rreth projektit 700 milion euro, duke shpallur një gatishmëri për të përfunduar projektin.

Projekti i qymyrit Tuzla 7, i planifikuar si një njësi për të zëvendësuar tre njësitë ekzistuese por të vjetëruara: 3, 4, 5, ka ngecur për rreth një vit pasi që kompania General Eletric kishte vendosur most ë furnizojë pajisjet relevante të kërkuara.

Në tetor të vitit të kaluar, GE kishte informuar kontraktorët kryesorë, Gezhouba Group dhe Guangdon Electric Poëer Design Institute nga Kina, se nuk mund të furnizonte bojlerin, turbinën dhe gjeneratorin e turbinave me avull sepse po tërhiqej nga biznesi i lidhur me qymyrin.

Bosnja dhe Hercegovina: EPBiH e gatshme të vazhdoj ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit Tuzla

Lexo më shumë