Search

Bosnja dhe Hercegovina: EPBiH e gatshme të vazhdoj ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit Tuzla

14 Shtator, 2021


Kompania publike e shërbimeve elektrike, Elektroprivreda Bosne i Hercegovine (EPBiH), është e gatshme që të vazhdoj ndërtimin e njësisë së 7-të të termocentralit të qymyrit Tuzla, pasi projekti nuk ka alternativë tjetër, sipas përfaqësuesve të kompanisë, përcjell balkangreenenergynews.com.

Në këtë mënyrë edhe partnerët kinez kanë shprehur qëndrim të ngjashëm rreth projektit 700 milion euro, duke shpallur një gatishmëri për të përfunduar projektin.

Projekti i qymyrit Tuzla 7, i planifikuar si një njësi për të zëvendësuar tre njësitë ekzistuese por të vjetëruara: 3, 4, 5, ka ngecur për rreth një vit pasi që kompania General Eletric kishte vendosur most ë furnizojë pajisjet relevante të kërkuara.

Në tetor të vitit të kaluar, GE kishte informuar kontraktorët kryesorë, Gezhouba Group dhe Guangdon Electric Poëer Design Institute nga Kina, se nuk mund të furnizonte bojlerin, turbinën dhe gjeneratorin e turbinave me avull sepse po tërhiqej nga biznesi i lidhur me qymyrin.

Projekti Tuzla 7 u ndalua nga tërheqja e General Electric prej operacioneve të qymyrit

Të dy kompanitë kanë informuar EPBiH, që atëherë kanë njoftuar autoritetet e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës rreth situatës, mirëpo deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Kompanitë kineze poashtu kanë propozuar një zgjidhje alternative rreth mungesës së pajisjeve, bazuar në teknologjinë e Siemens, që duhet të sigurohet nga Shanghai Boiler Ëorks Co. në bashkëpunim me GE dhe Shanghai Electroc Group (SEC), përcjell balkangreenenergyneës.com.

Kompanitë kineze poashtu kanë tentuar që të angazhojnë kompani evropiane, mirëpo shumica, njëlloj si GE, janë duke u tërhekur nga sektori i qymyrit.

Menaxheri i Përgjithshëm i EPBiH: Propozoni një zgjidhje tjetër dhe kompania do ta pranojë atë

Menaxheri i Përgjithshëm i EPBiH, Admir Andelija, ka njoftuar mediat lokale që kompania nuk ka alternativë tjetër pos të vazhdoj ndërtimin e Tuzla 7.

Ai i bëri thirrje të gjithë atyre që janë kundër projektit për të gjetur një zgjidhje dhe tha që kompania do ta pranojë atë.

EPBiH dëshiron të vazhdojë zbatimin e kontratës së ndërtimit, të cilën e ka mbajtur deri më tani, tha Andelija dhe ftoi partnerët kinezë të vazhdojnë bashkëpunimin.

Kontraktorët kinezë shpresojnë se propozimi i tyre alternativ për të vazhduar ndërtimin do të pranohej

Tutje, Izet Zigic, President i Bordit Mbikëqyrës të EPBiH, tha për një television lokal që ndërmarrja nuk pranon ndonjë ndryshim në marrëveshjen e dakorduar në lidhje me teknologjinë e propozuar.
Vetëm qeveria e Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës dhe parlamenti federal mund të aprovojnë ndryshime, ka shtuar ai, përcjell balkangreenenergyneës.com.

Gezhouba Group dhe Guangdong Electric Poëer Design Institute kanë theksuar se kuptojnë rëndësinë e projektit për ekonominë dhe sigurinë energjetikë të BiH, sikurse EPBiH, dhe që shpresojnë që pajisjet kryesore do të bëhen të disponueshme së shpejti.

Ata kanë shprehur se shpresojnë që autoritetet e EPBiH dhe FBiH do të pronin propozimin alternativë në mënyrë që ndërtimi i njësisë 7 të filloj sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Termocentrali i qymyrit i Sllovenisë Sostanj kërkon ndihmë shtetërore pasi kostot e CO2 kërcënojnë ta fundosin atë

Lexo më shumë

Denis Zisko nga Qendra për Ekologji dhe Energji tha se nuk ka kuptim të investohen miliona në një termocentral që do të mbyllej për 15 vite

Në anën tjetër, organizatat mjedisore kanë një pikëpamje plotësisht të ndryshme të situatës.

Denis Zisko nga Qendra për Ekologji dhe Energji tha se nuk ka kuptim të investohen miliona në një termocentral që do të mbyllej për 15 vite, duke argumentuar se taksa e CO2 do ta bënte projektin jo profitabil.

Njësia 7 do të ulë emetiemt e dioksidit të sulfurit dhe grimcave, mirëpo problemi për sasinë e madhe të skorjeve dhe hirit do të mbesin, tha ai, siç citohet nga Klix.ba.

EPBiH nuk planifikon që të modernizojë ndonjë gjë, mirëpo të vazhdoj hedhjen e skorjeve dhe hirit me përbërje të rëndë të metaleve, të rrezikshme për ndotje, siaps Zisko.

Ai ka propozuar investime direkte në burime të ripërtëritshme të energjisë, efiçensë të energjisë dhe rrjete të mencura. Përshembull, të sigurohen subvencione për amvisëri që të instalojnë panele soare në catitë e tyre.