Search

Organizatat mjedisore kërkojnë veprim nga deputetët për ruajtjen e mjedisit në Kosovë

22 Prill, 2024


Në Ditën Botërore të Tokës, organizatat mjedisore në Kosovë drejtojnë thirrje urgjente drejt 120 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të kërkuar vëmendjen dhe ndërhyrjen e tyre për të anuluar udhëzimin administrativ për Leje Mjedisore të nxjerrë nga Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, i cili përjashton publikun nga pjesëmarrja në vendimet që i prekin ata, dhe i jep autoritet të plotë ministrit Aliu për të vendosur për shfrytëzimin e resurseve natyrore të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të organizatave Pishtarët, Gjethi dhe EcoZ.

“Kjo thirrje dhe ndërhyrja e deputetëve është kritike në këtë moment, pasi sot është bërë një muaj që 50 organizata jo-qeveritare nga Kosova, si dhe organizata për mbrojtjen e lumenjve nga Austria Riverwatch, dërguan një letër hapur te Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të ndërhyrë dhe anuluar këtë udhëzim, por që një muaj Kryeministri është i heshtur dhe po injoron këtë thirrje të fuqishme nga 50 organizata, edhe pse edhe vet zyra e tij ka konstatuar se ky udhëzim përmban shkelje të drejtave kushtetuese.”

“Organizatat mjedisore mbeten thellësisht të zhgënjyera nga vendimi i Kryeministrit Kurti për të qëndruar i heshtur pas këtyre shkeljeve të të drejtave themelore për komunitetin dhe mjedisin, perkunder premtimeve qe ai ka dhene dhe që vazhdon të beje per mbrojtje te Kosovës. Ne i kujtojmë Kryeministrit Kurti se Kosova është toka, uji, dhe të gjitha resurset natyrore që Ministri Aliu tashme i ka futur nën kontroll,” thuhet në komunikatë.

Letra e plotë drejtuar deputetëve të Kosovës.

/katror.info