Search

Opozita reagon kundër vendimit për të mbuluar shpenzimet e rrymës nga serbët në veri

07 Maj, 2021


Me 61 vota pro sot kanë kaluar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Bëhet fjalë për 11 milionë euro të cilat do të ndahen nga KOSTT-i për komunat në veri për pagesën e rrymës. Kjo është bërë me propozim të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të mos obligohet Qeveria.

Kuvendi miraton rekomandimet e Komisionit për mbulimin e humbjeve për rrymën në veri

Lexo më shumë

Menjëherë pas votimit përfaqësuesit e partive opozitare kanë kundërshtuar miratimin e rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për ndarjen e 11 milion eurove për të mbuluar shpenzimet e rrymës së serbëve në katër komunat veriore.

PDK: Pagesa e energjisë për serbët e veriut është e jashtëligjshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për autorizimin e KOSTT-it që të paguaj 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.

Përmes një konference për medie, Hamza tha se përmes këtij vendimi po dëmtohen qytetarët e Kosovës, pasi indirektë ata i paguajnë të njëjtat.

“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore për shkak se KOSTT është ndërmarrje publike. Në bazë të statutit të saj është 100 përqind pronë e Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejta e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes kooperative për shkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e ligjit të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje. Sot Kuvend, partitë që janë në pushtet kanë përkahur një kërkesë për pagesën e 11 milionëve të energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo i dëmton qytetërët e Kosoves”, tha ai.

Murati: Udhëheqësit e kaluar e bënë KOSTT-in përgjegjës për rrymën në veri

Lexo më shumë

Hamza i quajti edhe absurde deklarimet e Qeverisë Kurti për mungesë të mjeteve buxhetore, ndërkohë paguan 11 milionë euro për energjinë në veri.

“Po bëhet prapë e njëjtë gjë në mënyrë indirekte sepse këto janë para të qytetarëve të Kosovës. Pas deklarimit të dividentës këto para duhet të shkojnë në buxhetin e Kosovës dhe përmes buxhetit të përdorën për mbulimin e nevojave. Është absurde te thuhet se në mungesë të mjeteve financiare jemi detyruar që t’ia zvogëlojmë pensionet, nuk kemi mjete që të jepet më shumë për shëndetësi apo diçka tjetër. A njëjtën kohë 11 milionë pa bazë ligjore të merret vendim që të autorizohet KOSTT për pagesën e energjisë elektrike”, tha ai.

Lekaj (AAK): Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Qeveria Kurti po shantazhohet nga serbët në veri të vendit.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pas vendimit të Kuvendit për autorizimin e KOSTT-it që të paguajë 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore, tha se me këtë mënyrë ekzekutivi po shkel barazinë ndërmjet qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët, përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet falë djersës së qytetarëve të Kosovës, nga ky veprim po krijohen një sërë dëmesh zingjirore. Me këtë vendim, Qeveria Kurti po pajtohet se nuk ka potencial të ndëshkojë shkelësit e ligjit të cilët keqpërdorin rrymën. Gjithashtu, kjo rezulton edhe në rritjen e kostos së operimit sepse obligohemi të blejmë energji kur ajo nuk mjafton për të përballur kërkesat. Kjo e rritë edhe koston”, tha ai.

Kusari-Lila për rrymën në veri: Nuk është hera e parë që në Kuvend po trajtojmë situata të tilla

Lexo më shumë

Lekaj përmes një konference për media, pyeti Qeverinë Kurti se ku i mori 11 milionë euro, derisa ndali shtesat për pensionistët.

“Qeveria e Kosovës ka ndalë pagesën e 20 eurove për pensionistë duke u thirrur se nuk ka buxhet, a thua ku i morën 11 milionë euro që të bëjnë pagesën për shpenzime elektrike që është jo legjitime. Mendoj që këtë drejtim, Qeveria e Kosovës e ka goditur qytetarin e Kosovës. Kjo është e padrejtë sepse po diskriminohen shumica e qytetarëve. Si duket për këtë qeveri është më e arsyeshme që të paguhet rryma për serbët në veri, se sa shtesat për heronjtë, pensionistë, policët, shëndetësi dhe arsim. Kjo qeveri e llogaritë të paarsyeshëm pagesën për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Më të lehtë e ka të jep 11 milionë euro për rrymë në veri se sa 1.6 milion për mbrojtjen e luftës së shenjtë të UÇK-së”, u shpreh ai.

Lekaj kritikoi edhe u.d të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila për deklaratat e saja se në veri bandat shqiptare po e keqpërdorin energjinë elektrike me kriptovaluta.

“Ju ke keni pa deputetët Kusari-Lila ku edhe për këtë keqpërdorim ia mvesh shqiptarëve. Duke i quajtur edhe bandita. Është e pakuptimit dhe për mua nuk do koment. Duhet zonja Kusari-Lila të distancohet nga ky deklarim sepse jemi mësuar historikisht që çdo herë fajin t’ia gjuajmë vetit”, tha ai.

Gashi (LDK): Dikur LVV-ja çirrej të mos paguhej rryma në veri, sot me Listën Serbe votuan që ajo të paguhet nga buxheti i shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, sot kanë votuar që të paguhen faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri.

Gashi ka thënë se dikur LVV-ja si opozitë mallkonte nga Kuvendi që të mos paguheshin këto fatura, ndërsa sot, siç thotë ai, së bashku me Listën Serbe e votuan atë.

Simic: Të mundësohet themelimi i dy ndërmarrjeve energjetike në veri

Lexo më shumë

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri. Sot, partia e Albin Kurtit së bashku me Listën Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga serbët në veri! Ku mbetën çirrjet, ku mbetën mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto që flet vet!!!”, ka shkruar Gashi në Facebook, teksa ka publikuar një fotografi nga Kuvendi ku shihet GP i LVV-së dhe deputetë të Listës Serbe, duke aluduar se ata kanë votuar pro rekomandimit që rryma e shpenzuar nga serbët në veri të paguhet nga buxheti i Kosovës.

Sot, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit përkatës dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 6 muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se opozita e kishte kundërshtuar rekomandimin e KOSTT-it, i cili ditë më parë kërkoi nga Qeveria 11 milionë euro për të paguar humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit të banuara me serbë të cilët kundërshtojnë të paguajnë faturat e energjisë që nga paslufta.

REL: Për tre vjet, 40 milionë euro humbje të energjisë në veri

Lexo më shumë