“Ndërtuam një botë për klimën që nuk ekziston më”, analiza e CNN: SHBA mes uraganëve dhe valës së të nxehtit që theu disa rekorde
15 Korrik, 2024
Në fillim të javës një rrugë kryesore në Manhattan duhet të mbyllej pasi ura që lejonte kalimin e anijeve nuk arrinte të mbyllej si duhet.
Kjo nuk ndodhi sepse ishte shumë nxehtë në New York City por duket se metali ishte trashur prej nxehtësisë.
Zjarrfikësit duhet të spërkasnin kollonat e urës për disa orë që ta ftohnin që kalimi të hapej për trafikun.
Kjo nuk është thjesht një aksident por dikush thotë tashmë se ndërtuam një botë për klimën që nuk ekziston.
Nëse marrim në konsideratë Houston, selia e kompanise të energjisë ne SHBA, rrjeti elektrik ka të njëtën arkitekturë të 100 vjetëve më parë.
Kësaj jave aty uragani Beryl la pa energji elektrike më shumë se 2 milionë shtëpi, ndërsa një muaj më vonë një tjetër stuhi la pa energji një milionë banorë të tjerë.
Zjarret në Kaliforni këtë muaj ndodhën gjatë valës së të nxehtit që theu disa rekorde në perëndim të SHBA.
Infrastruktura e vjetër gjendet kudo edhe në qytetet evropiane si Londër, Paris e Madrid ku janë raportuar shumë sëmundje e vdekje të lidhura me të nxehtit.
Jo vetëm që infrastruktura është e papërshtatshme por dhe sistemi i jetës, kulturës e sporteve, siç u pa në vdekjet e pelegrinazhit të Haxhit në Mekë, që nuk duhet të ishte në fakt një marshim vdekjeje.
Tashëm thuhet se energjia e rinovueshme është më e lirë se ajo e karburanteve fosile, por megjithë progresin revolucioni po ndodh tepër ngadalë dhe konsumi i naftës në vitin 2023 shënoi një tjetër rekord.
Trajtimi i çështjes së klimës nuk ka lidhje me teknologjinë pasi ka të bëjë më të rimenduarit e mënyrës së jetesës dhe energjisë, e sigurisht për ata të cilëve u japim votën.
Sa më shpejt të përshtatemi me stilet e qëndrueshme më mirë do të jetojmë në këtë planet, shkruan CNN.
/Top Channel