Search

MFK: Sektori i banimit është burimi më i madh i ndotjes së ajrit me PM2.5

02 Mars, 2021


Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka informuar se sektori i banimit është burimi burimi më i madh i ndotjes së ajrit dhe ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5.

‘Rreth 85% e kësaj ndotjeje lidhet me djegien e lëndëve të ngurta djegëse në shtëpi individuale’, ka shkruar Fondacioni në rrjete sociale.

Ndryshe, pak kohë më parë MFK ka njoftuar se ka publikuar sistemin e qëndrueshëm dhe modern të komunikimit të cilësisë së ajrit.

Përmes këtij sistemi, të dhënat mbi cilësinë e ajrit do të jenë të qasshme përmes portalit të ri zyrtar të cilësisë së ajrit, aplikacionit mobil, uebfaqes zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dhe uebfaqes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), si dhe mediave elektronike, stacioneve televizive dhe radiove.

Publikohet portali dhe aplikacioni për cilësinë e ajrit

Lexo më shumë

Sistemi i ri informativ për kualitetin e ajrit ndihmon mediat, shoqërinë civile, sektorin privat të kenë informata të plota dhe iu mundëson atyre të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet qeveritare dhe të përdorin këto të dhëna të hapura për të zhvilluar politika dhe ndërmarrë vendime për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë bazuar në këto të dhëna.

Vizito portalin e cilësisë së ajrit në bio dhe lexo rekomandimet e hartuara nga ekspertë shëndetësorë. Ndërkohë, shkarkoni aplikacionin “Air Quality in Kosovo” përmes App Store / Play Store.