Search

Maqedonia e Veriut lanson ankandet e para të energjisë solare në tremujorin e parë të vitit 2021

January 19, 2021


Maqedonia e Veriut do të lansojë ankandin e dytë për ndërtimin e projekteve solare me kapacitet të instaluar prej 60 megavatësh në tremujorin e parë të vitit 2021.

Pas përfundimit të suksesshëm të ankandit të parë për ndërtimin e kapaciteteve solare prej 62 megavatësh në vitin 2020, Maqedonia e Veriut do të organizojë ankand të ngjashëm për 60 megavat tjera, ka thënë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Facebook.

Në vitin 2019, Maqedonia e Veriut ka organizuar ankande të hapura për ndërtimin e projekteve të energjisë solare të mbështetura përmes premiumeve në prona private dhe shtetërore.

Në vitin 2020, qeveria kishte nënshkruar kontrata me nëntë kompani për investimet në prona shtetërore dhe me 23 investitor tjerë për investime në prona private.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se disa nga parqet solare tani më kanë filluar operimin, ndërsa theksoi se ankandi i ri pritet të sjellë investime në vlerë prej 35 milion eurosh.

Zaev tha me plot bindje se Maqedonia e Veriut do të konsiderohet vendi lider në fushën e energjisë së ripërtëritshme në rajon.

Maqedoni e Veriut: Blloku i parë i termocentralit të Manastirit do të mbyllet së shpejti

Lexo më shumë

Ndërsa ka filluar ndërtimi i projektit solar 10-megavatësh në ish minierën e qymyrit në Oslomej, dy parqe të reja solare me kapacitet prej 50 megavatësh do të fillojnë së ndërtuari. Këto dy projekte sjellin investime prej 60 milion eurosh, ka konfirmuar Zoran Zaev.

Zaev tha se janë siguruar edhe grantet për studime fizibiliteti për tri parqe të reja solare me kapacitet të instaluar prej 160 megavatësh në kompleksin energjetik në Manastir.

Termocentrali në Negotino ka filluar procedurën e tenderimit dhe përgatitjet për studim fizibiliteti, dhe në pjesën e parë të vitit 2021 do të vlerësohet nëse termocentrali me gaz do të ndërtohet përmes partneritetit publiko-privat ose nëse i njejti do të shitet.

Zaev shtoi se termocentrali me gaz pritet të sjellë investime nga 200 – 500 milion euro.

Maqedonia e Veriut do të bëjë shitjen e termocentralit ‘Negotino’ ose do ta konvertojë në gaz

Lexo më shumë

Zaev tha se në vitin 2021 pritet të fillojë ndërtimi i fazës së dytë të projektit të erës në Bogdanci. Investimi do të rrisë kapacitetet e instaluara të parkut të erës për 13.8 megavat.

Ai shtoi se projekti i hidrocentralit në Çebren ka tërhequr shumë interesim nga investitorët. Ai tha se vendi ka në plan të zgjerojë ndërlidhjen e infrastrukturës së gazit me Greqinë dhe Kosovën.

Maqedonia e Veriut synon të ketë 50 për qind të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme deri në vitin 2024

Maqedonia e Veriut planifikon të ketë 50 për qind të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2024 dhe gradualisht të largojë përdorimin e qymyrit.

Deri më 2024 Maqedonia e Veriut planifikon të ketë 50% të energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme

Lexo më shumë

Vendi është në bisedime me General Electric për të ndërtuar termocentralin me gaz dhe të shndërrojë termocentralin ekzistues në Manastir në termocentral me gaz.

Kompania shtetërore energjetike Elektrani na Severna Makedonija (ESM) ka anuluar investimet në centralin bërthamor në Bullgari – Belene, dhe ka shpërfaqur planet për ndërtimin e termocentralit të ri me gaz në Greqi.