Search

Maqedoni e Veriut: Blloku i parë i termocentralit të Manastirit do të mbyllet së shpejti

October 19, 2020


Blloku i parë e TEC Manastirit do të mbyllet për maksimum pesë vite.

Maqedonia e Veriut po kalon në periudhën në të cilën do të duhet të mbyllen të gjithë termocentralet që punojnë me qymyr, njoftoi kryeministri Zoran Zaev, dhe shtoi se blloku i parë i gjigantit energjetik të Manastirit duhet të shndërrohet në termocentral me gaz, përkatësisht të lidhet me rrjetin e gazit të ndërtuar kohë më parë.

Edhe Drejtori i ESM-së Vasko Kovaçevski thotë se blloku i parë do të duhet të mbyllet. Dy blloqet e tjera do të punojnë me qymyr për aq kohë sa lejon Bashkimi Evropian, për të paktën dhjetë vjet.

“Ne kemi në plan të mbyllim blloqet një nga një në vitet e ardhshme. Në pesë vitet e para, blloku 1 do të mbyllet, që nuk është i modernizuar dhe ka investim më të vogël në të. Sidoqoftë, blloku dy dhe blloku tre mund të funksionojnë në dhjetë vitet e ardhshme- deklaroi Vasko Kovacevski, Drejtor i ESM-së.

Në strategjinë energjetike të Maqedonisë ekzistojnë tre skenarë për fatin “TEC Manastiri”.

I pari është ruajtja e mënyrës aktuale të marrjes së energjisë elektrike me qymyr. Por në këtë rast, Komuniteti Evropian i Energjetikës do të vendosë një taksë të CO2-shit. Dhe kjo nënkupton një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike.

Opsioni i dytë është lidhja e termocentralit me rrjetin e gazit dhe e treta është mbyllja e plotë e termocentralit.

Të tre opsionet janë të shtrenjta dhe do të nënkuptojnë shtrenjtim të energjisë elektrike. Sipas ekspertëve, deri në vitin 2040 çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 80 për qind, por njëkohësisht pritet të rritet edhe standardi i jetesës së qytetarëve, me më shumë se tre herë në krahasim me atë që kanë sot.

TEC Manastiri, është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, por është edhe një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit.

Zaev: Vendi ka strategji të qartë të energjisë – nxiton drejt burimeve të ripërtëritshme

Sipas Kryeministrit Zaev, Maqedonia e Veriut ka strategji të qartë të zhvillimit energjetik, të fokusuar në nxitjen e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe të atyre me gaz.

Përvec tjerash, Maqedonia e Veriut pritet të bëhet bashkpronare në terminalet e gazit në Aleksandropolis të Greqië. Kësisoji, do të sigurojë mjaftueshëm energji për nevojat e konsumatorëve dhe të zhvillimit ekonomik.

‘Do të jemi bashkëpronarë në terminalet e gazit në Aleksandropolis, ku do të ndërtohet një termocentral me gaz me kapacitet prej 800 megavatësh, që do të prodhojë dy e gjysmë herë më shumë energji se sa deficiti i energjisë që e kemi si vend’, tha Kryeministri Zoran Zaev, duke porositur se Maqedonia e Veriut ka një strategji të qartë të energjisë elektrike.