Search

Deri më 2024 Maqedonia e Veriut planifikon të ketë 50% të energjisë së prodhuar nga burime të ripërtëritshme

28 Shtator, 2020


Maqedonia e Veriut do të rrisë përpjekjet për tranzicionin energjetik duke rritur pjesëmarrjen e energjisë së ripërtëritshme në 50% në vlerat e përgjithshme të prodhimit të energjisë elektrike deri në vitin 2024.

Ky qëllim është pjesë e agjendës së Kryeministrit të sapozgjedhur Zoran Zaev për katër vitet e ardhshme. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i energjisë së gjelbër është një nga gjashtë prioritetet e qeverisë së re.

Sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, transformimi i sektorit të energjisë elektrike do të vazhdojë me hapa më të shpejtë. Kjo do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të arrijë pavarësinë energjetike dhe furnizimin stabil me rrymë për konsumatorë, krahas edhe zgjerimit të rrjeteve të transmisionit me vendet fqinje, tha Bekteshi.

Vendi ka për qëllim të shtojë numrin e parqeve të prodhimit të rrymës nga era për 400 megavat, që do të prodhojnë 560 gigavat energji elektrike në vit, ose 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në vend. Një nga projektet planifikohet të zbatohet në minierën e eksploatuar të qymyrit në Oslomej.

Përvec projekteve fotovoltaike, Maqedonia planifikon edhe ndërtimin e parqeve të prodhimit të rrymës nga era me kapacitet të përgjithshëm prej 160 megavatësh.

Ministri Bekteshi ka njoftuar edhe se së shpejti, vendi do të shpallë tender të ri për ndërtimin e projekteve solare në toka private. Ai sqaroi se një projekt i ngjashëm është implementuar edhe më herët dhe ka përfunduar në Maj. Pas përfundimit, qeveria në Maqedoni ka nënshkruar kontrata të shitblerjes së energjisë me projekte solare prej 21 megavatësh.

Ndryshe, Ministri Bekteshi insistoi në zbatimin e menjëhershëm të planeve të mëhershme të Maqedonisë për të shndërruar termocentralin në Negotino në termocentral me gaz natyror.