Search

Maqedonia do të furnizohet me 950.000 tonë thëngjill për prodhimin e rrymës këtë dimër

18 Gusht, 2022


Elektranat e shtetit me dy tenderë do të marrin gjithsej 950 mijë tonë thëngjill. Sipas të dhënave, sasia më e madhe apo 600 mijë tonë do të jenë për kapacitetin më të madh prodhues energjetik në vend, TEC Manastir. 350 mijë tonë të tjera do të përfundojnë në TEC Osllomej. Kompetentët sigurojnë se nga 50 mijë tonë do të lëshohen çdo muaj në centralin e Manastirit.

Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski tha se aktualisht nuk importohet energji elektrike, por kompania shtetërore në vazhdimësi blen thëngjill dhe naftë për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas autoriteteve, plani i prodhimit të energjisë elektrike për këtë vit është parashikuar për 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Në të thuhet se do të rritet nxjerrja e thëngjillit dhe do të rritet sasia e importit të kësaj energjie për prodhim sa më të madh në Manastir dhe Oslomej.

“Deri më tani për TEC Manastir janë prokuruar 550 mijë tonë thëngjill, ndërsa është duke u prokuruar edhe për 600 mijë tonë për periudhën e ardhshme për TEC Manastirin”, deklaroi Vasko Kovaçevski Drejtor i EMV-së.

Para disa ditësh nga Kosova është marrë informacion se kompania shtetërore KEK do të shpallë tender për shitjen e thëngjillit dhe tashmë kanë shprehur interesim edhe termocentralet shtetërore të Maqedonisë.

//Alsat.mk

Krasniqi diskuton tenderin për shitjen e thëngjillit, zbulon sa para kanë mbetur në llogarinë e KEK nga subvencioni i qeverisë

Lexo më shumë