Search

Kuvendi do të vendosë për masat emergjente për krizën energjetike këtë të enjte

01 Gusht, 2022


Të mërkurën me 3 gusht dhe të enjten do të mbahen dy seanca në Kuvendin e Kosovës, e më pas ky institucion do të shkojë në pushim, duke përmbyllur sesionin pranveror. Në seancën e së enjtes, Kuvendi do të trajtojë propozim-vendimin e Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se seanca e të mërkures do të fillojë në ora 13:00 dhe pikat e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërsa seanca e së enjtes do të fillojë në ora 10:00 dhe në rend të ditës ka disa pika.

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

Lexo më shumë

“Pikat që do të trajtohen të enjten e 4 gushtit janë: Propozim – vendimi i Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike; si dhe 20 proejkt ligje të reja, 19 prej tyre në lexim të dytë nga Komisioni për Bujqësi dhe Mjedis, si dhe në lexim të parë projektligji për ndryshimin e ligjit për noteri”, tha Mimoza Kusari – Lila.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se të enjten është paraparë gjithashtu edhe interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen e ligjit për zyrtarët publik.

Në luftë ndaj krizës energjetike: Kosova pritet të caktojë çmimin tavan për peletin

Lexo më shumë