Kryesuesi i Bordit të ZRRE në konferencën jubilare të Shoqatës së Rregullatorëve të Energjisë në Budapest
October 18, 2023
Në datat 9 dhe 10 tetor 2023 u mbajt në Budapest, konferenca e 20 Jubilare e Shoqatës së Rregullatorëve të Energjisë (ERRA), me temën “Drejt një Rregullimi më të qëndrueshëm nën kushtet e reja të Tregut”.
Në këtë konferencë, në të cilën u mblodhën ekspertë nga vendet anëtare të ERRA-s u diskutua mbi tranzicionin energjetik, ecurit e tregjeve në vendet anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evropian.
Zyra e Rregullatorit për Energji u përfaqësua nga Kryesuesi I Bordit z. Ymer Fejzullahu I cili ishte pjesë e panelit të diskutimeve dhe prezantoi lidhur me eksperiencën e ZRRE-së mbi mandatin rregullator përgjatë tranzicionit energjetik.
/Kosovo.Energy