Search

Kryeministri Kurti: Programi Kompakt do të ndihmojë vendosjen e themeleve për tranzicion të drejtë te energjisë

01 Korrik, 2022


Koorporata Sfida e Mileniumit (MCC) ka aprovuar programin Kompakt për Kosovën. Këtij lajmi i është gëzuar edhe Kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se programi Kompakt është ndër investimet më të mëdha të pasluftës në sektorin e energjisë, dhe se do të ndihmojë në vendosje ne themeleve për tranzicionin e drejtë të energjisë në Kosovë.

“Bordi i MCC-së ka marrë vendim të miratohet marrëveshja e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh. Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falenderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, ka shkruar Kurti.

Bordi ekzekutiv i MCC-së aprovon programin Kompakt për Kosovën

Lexo më shumë

Programi Kompakt me MCC-në, i negociuar gjatë muajit maj në Uashington D.C, do të kapë shumën e rreth 237 milion dollarëve dhe pritet të jetë investimi më i madh i sektorit të energjisë në histori të Republikës së Kosovës.

Nga ky financim, 200 milion dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milion dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milion do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

MCC: Programi Kompakt 5-vjeçar promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës ekonomik

Lexo më shumë