Search

Kroacia po shqyrton burimet alternative për termocentralin e saj jashtë funksionit me qymyr Plomin 1

08 Qershor, 2022


Kemokop VPC GmbH dhe Goudini International Advisory ishin përzgjedhur për të përcaktuar teknikat ma të mira të disponueshme për të përdorur gazin, biomasën dhe mbeturinat në termocentralin Plomin 1, i cili funksiononte me qymyr deri në një avari masive në vitin 2017, koha prej kur kur është jashtë operimit. Lëvizja e HEP Group përballet me kundërshtimin e popullatës lokale dhe ambientalistëve.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është shkruar se Kroacisë i ka mbetur vetëm një termocentral me thëngjill, Plomin 2 apo Plomin B, me kapacitet të shkruar prej 217MW.

Impianti është në Istria në perëndim të vendit edhe ishte ndërtuar në vitin 2000, dhe përdor qymyr bituminoz nga jashtë.

Kriza energjetike, e eskaluar nga konflikti në Ukrainë dhe ndalimi i importimit të gaizt dhe naftës ruse nga Bashkimi Evropian, ka shtyer ndërmarrjen shtetërore energjetike Hrvatska elektropricreda – HEP Group që të shqyrtojë zgjidhje.

Teksa është raportuar se ka vendosur që të vlerësojë mundësitë për të kthyer në operim Plomin 1.

Krocia ka vendosur që të ndalojë përdorimin e thëngjilli deri në vitin 2033

Termocentrali Plomin A me kapacitet 125MW, është ndërtuar në vitin 1970. Ndërkaq, ka operuar deri në 2017, kur edhe kishte pësuar një zjarr të rëndë, ngjarje pas së cilës ambientalistët dhe publiku i përgjithshëm kanë bërë presion në HEP Group dhe qeverinë që të mbyllet përfundimisht.

Licenca mjedisore e impiantit ka skaduar në fund të vitit dhe prej atëherë është në gjendje të fjetur, pasi nuk plotëson kërkesat nga leja që ka marrë në vitin 2019.

Një plan kontravers për të ndërtuar Plomin 3 ishte kundërshtuar nga protesta dhe padia dhe asnjëherë nuk morri këmbët.

Në anën tjetër, vitin e kaluar, qeveria është zotuar që të ndalojë përdorimin e thëngjillit deri në 2033.

Konsorciumi kroato-gjerman u angazhua për të ekzaminuar kalimin e mundshëm në gaz, biomasë, mbetje

HEP Group ka përzgjedhur konsorciumin Kemokop VPC GmbH nga Kroacia dhe Goudini International Advisory nga Gjermania për të përcaktuar teknikat më të mira të disponueshme (BAT) për përdorimin e burimeve alternative si gazi, biomasa, mbetjet – në njësinë e shuar, raportuan mediat vendase.

Kompania ka vlerësuar projektin në 1 milion euro dhe dy kompani kanë fituar me një ofertë prej nën 550,000 euro.

Studimi duhet të përfshijë një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit të mbetjeve, rikuperimin e energjisë nga mbetjet dhe një reduktim të mbetjeve të depozituara në vendgrumbullim dhe emetimeve të gazeve serrë nga deponitë. Konsorciumi është i detyruar të marrë parasysh planifikimin hapësinor, kosto-efektivitetin, standardet e efikasitetit të energjisë dhe çështjet teknike.

Kontraktorët do të duhet të përcaktojnë kapacitetin optimal për një Plomin 1 të rinovuar. Teksa është theksuar se lëndët djegëse alternative mund të zgjasin jetën e të dy njësive në Plomin.