Search

Komuniteti i Energjisë i bën thirrje Kosovës të rishikojë subvencionet për thëngjill

20 Janar, 2021


Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar letër gjashtë Palëve Kontraktuese, duke kërkuar rivlerësimin e subvencioneve të qymyrit dhe përputhshmërinë e tyre me rregullat e ndihmës shtetërore të Bashkimit Evropian (BE).

Kjo letër vije pas studimit të fundit të publikuar mbi subvencionet për thëngjill në Kosovë, Bosne dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Ukrainë.

Studimi zbuloi subvencionet direkte si dhe ato indirekte për sektorin e thëngjillit në palët kontraktuese.

Sipas studimit, gjashtë palët e kontraktuara të Komunitetit të Energjisë siguruan ndihmë direkte për prodhim të rrymës nga thëngjilli dhe linjiti gjatë viteve 2018 dhe 2019, dhe këto subvencione arritën shifrën prej më shumë se 900 milion euro.

Për më tepër, huatë e garantuara nga shteti arritën shumën prej afër 2 miliardë eurosh vetëm në vitin 2019.

Subvencionet për prodhimin e energjisë elektrike ishin më të lartat në Ukrainë dhe Bosne dhe Hercegovinë, Kosova ndjek trend të njejtë

Sasia mesatare e prodhimit të energjisë elektrike, që është matësi më i mrië i ndikimit të subvencioneve në kosto të gjenerimit të energjisë elektrike nga thëngjilli, ishte më e larta në Ukrainë dhe Bosne dhe Hercegovinë, ndërsa afër këtyre vendeve janë listuar edhe Serbia dhe Kosovo, thuhet në raport.

Komuniteti i Energjisë: Ballkani Perëndimor ka shpenzuar 2 miliard euro në subvencione për qymyr në periudhën 2015 – 2019

Lexo më shumë

Në këtë mënyrë, raporti i Komunitetit të Energjisë theksoi që kishte një rënie domethënëse në krahasim me periudhën 2015-2017 në shumën e subvencioneve të drejtpërdrejta në të gjitha Palët Kontraktuese të vëzhguara, përveç Ukrainës.

Mirëpo, raporti poashtu nënvizojë që përdorimi i tyre mbeti i lartë, duke paraqitur një pengesë të drejtpërdrejtë në tranzicionin e energjisë dhe në përmbushjen e qëllimeve të neutralitetit të karbonit.

Subvencionet e thëngjillit “shtrembërojnë” tregjet e enegjisë dhe dërgojnë sinjale të gabuara tek investitorët dhe konsumatorët potencial

Komuniteti i Energjisë sqaron që subvencionet e gjenerimit të energjisë elektrike nga thëngjilli dhe linjiti shpesh rezultojnë në vazhdimin e operimit të termocentraleve dhe mihje jo-fitimprurëse dhe jo-efiçente.

Në këtë mënyrë, këto veprime ndikojnë në “shtrembërimin” e tregjeve të energjisë dhe dërgojnë sinjale të gabuara tek investitorët dhe konsumatorët potencial.

Këto subvencione poashtu vështirësojnë vendimmarrjen sa i përket zhvillimit të ardhshëm të sektorit të energjisë, nënvizoi Komuniteti i Energjisë.

Kosova ka paguar rreth 100 milion euro subvencione direkte për qymyrin në tre vite

Lexo më shumë

Megjithatë, Komuniteti i Energjisë kujtoj që Palët Kontraktuese janë zotuar në mënyrë të përsëritur për zbatimin e plotë and fuqizimin e direktivës për ndihmë shtetërore të BE-së në lidhje me termocentralet me qymyr, ku shembulli i fundit ishte në Mbledhjen e Këshillit Ministror të 17 dhjetorit të vitut të kaluar.

KEK me plane për revitalizimin e Kosova B dhe studim fizibiliteti për Kosova A

Ndonëse Komuniteti i Energjisë në këtë letër paralajmëroj Kosovën si dhe nënvizoi dëmet e mbështetjes së vazhdueshme për përdorimin e qymyrit, Korporata Energjetike e Kosovës rishtazi në një njoftim adresoi objektivat e saj për dy termocentralet e saj me thëngjill.

Në komunikatën për media, KEK ka thënë se rivitalizimi i Kosovës B dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit për të ardhmën e njësisë Kosova A, janë ndër objektivat kryesore të KEK.

Rivitalizimi i Kosovës B po bëhet me qëllim të rritjes së jetëgjatësisë së njësive prodhuese në këtë termocentral edhe për 20 vite tjera.

Përvec projekteve të lartëpërmendura, KEK do të investojë edhe në përmirësimin e vlerave të ndikimit në mjedis të termocentraleve.