Search

Kosova ka paguar rreth 100 milion euro subvencione direkte për qymyrin në tre vite

03 Dhjetor, 2020


Sipas raportit të fundit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë mbi subvencionimin direkt të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka paguar rreth 100 milion euro subvencione direkte për qymyrin në periudhën 2015 – 2017.

Sipas po të njejtit raport, në Kosovë subvencionet direkte për burime të ripërtëritshme ishin më të vogla se ato për qymyrin, dhe arrijnë vlerën prej rreth 65 milion eurosh.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka përllogaritur subvencionimet direkte duke marrë parasysh tri kategori të ndryshme, përfshië përkrahjen fiskale, përkrahjen përmes financave publike dhe përkrahjen dhe subvencionimin direkt të ndërmarrjeve në pronësi publike.

Të dhënat tregojnë se Kosova më së shumti ka subvencionuar qymyrin përmes përkrahjes fiskale.

Në rajon, subvencione direkte për qymyrin më së shumti janë bërë në Ukrainë, Serbi dhe Bosne dhe Hercegovinë.

Studimin e plotë në gjuhën angleze mund t’a lexoni duke klikuar këtu.

Komuniteti i Energjisë: Ballkani Perëndimor ka shpenzuar 2 miliard euro në subvencione për qymyr në periudhën 2015 – 2019

Lexo më shumë