Search

Emetimet e mbuluara nga Skema e Tregtimit të Emetimeve të BE – të dhënat shënuan rënien më të madhe në 6 vitet e fundit

26 Prill, 2021


Emetimet nga gazrat serrë nga operatorët e mbuluar nga Skema e Tregtimit të Emetimeve në BE kanë rënë për 13.3% në 2020 krahasuar me vitin paraprak 2019. Kjo sipas të dhënave përbënë rënien më të thellë që nga 2015, e që duket se është rezultat i ndikimit të pandemisë COVID – 19 në industrinë e fluturimeve.

Emetimet nga fluturimet kanë rënë për 64.1% në 2020, në rënien e parë të sektorit që nga 2015. Një rënie prej 11.2% nga instalimet e palëvizshme është pjesë e trendit, por është më e madhja në gjashtë vitet e fundit.

Si një nga sektorët më të ndjeshëm nga pandemia e shkaktuar nga COVID – 19, industria e linjave ajrore kishte parë rënien më të thellë të emetimeve, sipas uebfaqes së Komisionit Evropian.

Skema e Tregtimit të Emetimeve të BE, EU ETS, mbulon më shumë se 11,000 termocentrale dhe impiante të përpunimit në 28 shtetet anëtare të BE duke përfshrië edhe Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin, si dhe emetimet nga afër 500 linja ajrore që udhëtojn nëpër ajroportet Evropiane.

Emetimet nga Termocentralet kanë rënë për 14.9%

Emetimet e verifikuara nga gazrat serrë nga instalimet e plaëvëzishme (termocentralet dhe impiantet përpnuese) janë përllogaritur të jenë 1.331 milion ton ekuivalent të CO2 në 2020.

Sektori i energjisë pësoj një rënie prej 14.9%, duke reflektuar edhe konsumin e energjisë elektrike për shkak të pandemisë dhe trendet e identifikuara më herët të dekarbonizimit.

Këto të dy pëfshijnë zhvendosjen nga thëngjilli në gjenerim të energjisë nga gazi natyral, dhe zëvendësimi i karburanteve fosile me burime të energjisë së ripëtërishme. Rezultatet në 2020 ishin të përafërta me rezultatet e vitit paraprak, 15%, kur edhe nuk kishte pandemi.

Komuniteti i Energjisë kërkon nga palët e kontraktuara të bëjnë gati skemat kombëtare të tregtimit të emetimeve

Lexo më shumë

E pasigurtë nëse progresi është rezultat i funskionimit të skemës, apo për shkak të ndikimit të pandemisë në industrinë e linjave ajrore

Emetimet nga industria kanë rënë me një mesatare prej 7%, me rëniet të obersvuara më së shumti në këto sektor, duke përfshirë hekurin dhe çelikun (-11.7%), çementon (-5.1%), kimikatet (-4%), dhe rafineritë (-8.1%).

Mirëpo, me të dhënat aktuale, nuk është ende e mundur të përcaktohet çfarë proporcioni të këtyre uljeve janë për shkak të efiçensës në rritje të emetimeve, kishte thënë Komisioni Evropian.

Emetimet nga kompanitë ajrore arritën 24.5 milion ton të CO2 në 2020. Kjo ishte përafërsisht 64.1% më e ulët se sa 68.2 milion ton të CO2 të regjistruara në 2019. Siç është edhe rasti me këtë industri, nuk është e mundur që të përcaktohet sa nga kjo rënie mund që t’i atribuohet arritjeve në efiçens të emetimeve.

Sipas skemës së tregtimit të BE, të gjithë operatorët (stacionet e palëvizshme dhe linjat ajrore) ishin të detyruara që të raportojn emetimet e verifikuara të vitit 2020 deri në 31 Mars të 2021. Ndonëse ende nuk janë definitive, shkalla e raportimit është 95% më e lartë për shumicën e sektorëve dhe vendeve.

Taksa më e lartë e karbonit në botë është 133.26$ ndërsa më e ulëta është 0.008$

Lexo më shumë