KEK-u qet në shitje 150000 tonë qymyr
09 Shtator, 2024
Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur në shitje 150000 tonë qymyr. Çmimi i vlerësuar për këtë sasi, sipas KEK, është 4,035,600.00 euro. Deri sa thuhet se çmimi minimal për një ton i rezervuar është 22.80 euro pa TVSH.
Më ofrimin e stinës së dimrit, rritet edhe kërkesa për ngrohje. Ndonëse Qeveria e Kosovës po mundohet që ta stimulojë më shumë ngrohjen me rrymë dhe pa ndotje, Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur që përsëri të vendos në dispozicion të qytetarëve qymyr me qindra e mijëra tonë.
Në njoftimin e bërë nga KEK-u në KRPP, ku edhe ka shpallur ftesën për shitje të qymyrit, ka treguar se ka hedhur në shitje 150000 tonë qymyr. Çmimi i vlerësuar për këtë sasi, sipas KEK, është 4,035,600.00 euro, shkruan Demokracia.com.
Shitja e këtij qymyri bëhet në kushte “siç janë, ku janë”.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e qymyrit përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e qymyrit bëhet në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”.
KEK ka treguar se ata që dëshirojnë ta blejnë këtë qymyr duhet edhe ta bëjnë vetë eksploatimin, përpunimin dhe ngarkimin e sasisë.
“Autoriteti Kontraktues fton oferta të mbyllura për blerje dhe blerësit do ti ofrohet mundësia që në hapësirat e KEK-ut, me pajisjet e veta të bëjë eksploatimin, përpunimin dhe ngarkimin e sasisë së ofruar për shitje 150000 tonë. Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar”.
Ofertat duhet të dorëzohet në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 20.09.2024.
“Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në adresën e cekur më lartë”.
Tutje është treguar se të gjitha procedurat për këtë qymyrë duhet të kryhet brenda 90 ditëve.
“Fillimi i realizimit 4 ditë pas nënshkrimit të kontratës (faza e mobilizimit të pajisjeve dhe personelit për realizim të kontratës). Përfundimi: 90 ditë pas fillimit të realizimit të kontratës. Përpunimin dhe ngarkimin e sasisë së ofruar për shitje 150000 tonë. Çmimi i vlerësuar 4,035,600.00 €. Çmimi rezervë/minimal është: 22.80 €/t, pa TVSH”. Ofertat e pranuara nën çmimin rezervë/minimal do të refuzohen”. /Demokracia.com