Search

KEK ka lajmëruar se remonti i njësisë B2 është përfunduar me sukses

01 Gusht, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

“Njësia B-2 në operim të sigurt. Njoftojmë opinionin publik se njësia B2 pas remontit të sukseshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabilë për periudhën e ardhshme!”, thuhet në deklaratën e KEK.

Njësia B2 ka filluar remontin më datën 16 Prill 2023, i cili pritej të zgjaste 3 muaj. Andaj përfundimi i këtij remonti në muajin Korrik, qëndron Brenda kufize kohor të paraparë. Njësia B1 tani do të filloj remontin vjetor i cili gjithashtu pritet të zgjasë 3 muaj, raporton Kosovo Energy News.

Këto remonte realizohen në këtë periudh të vitit për të mundësuar operim sa më të sigurtë gjatë muajve kritik të dimrit.

KEK po ashtu ka bërë thirrje ndaj mediave që të mos shpërndahen dezinformata në lidhje me gjendjen teknike të njësie.

“Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkoshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyr nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2. Me këtë rast, lusim mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut.”, thuhet në deklaratën e KEK.
/Kosovo Energy