Defekte në njësinë A4 – Ndalet në mënyrë të kontrolluar
September 10, 2026
Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka bërë të ditur se në mesnatë është bërë ndalja e kontrolluar e Njësisë A4.
Sipas njoftimit njësia është larguar nga rrjeti për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik.
KEK thekson se ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit.
”Ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin e gjendjes teknike dhe trajtimin efikas të situatës, brenda një kohe optimale.
Për rikthimin e njësisë A4 në operim, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
Me largimin e njësisë A4 që ka një kapacitet norminal prej 110MW KEK ka të normunuar 395MWh prodhim për ditët e ardhshme.
/Telegrafi