Search

KEK anulon tenderin për studimin e fizibilitetit për Kosovën A

04 Shkurt, 2021


Më 2 shkurt 2021, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për anulimin e tenderit për studimin e fizibilitetit për termocentralin ‘Kosova A’, raporton Kosovo.Energy.

Tenderi ishte shpallur më 5 nëntor 2020, ndërsa për qëllim kishte studimin e fizibilitetit për termocentralin Kosova për të shikuar mbi mundësitë e revitalizimit të tij. Në pakon tenderuese, KEK ka sqaruar se revitalizimi mund të jetë hap i rëndësishëm drejt ofrimit të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Në dokumentin e publikuar në portalin ‘eProkurimi’, KEK ka thënë se anulimi është bërë para hapjes së tenderëve, për shkak të ngjarjeve dhe / apo arsyjeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktuese dhe që kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit, njofton Kosovo.Energy.

KEK shpallë tenderin 1.5 milionësh për studimin e fizibilitetit të termocentralit Kosova A

Lexo më shumë

Më 4 qershor 2020, Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK ishte dakorduar për fillimin e procedurave për studimin paraprak të fizibilitetit për revitalizimin e Kosovës A.

Bordi i përkohshëm kishte marrë këtë vendim përkundër që Komisioni Evropian kishte hartuar një plan për dekomisionimin e këtij termocentrali kohë më parë. Ata kishin thënë se revitalizimi është thjeshtë, ekonomikisht i parealizueshëm.

Sipas planeve dhe strategjisë së energjisë të Republikës së Kosovës, Kosova A do të mbyllej menjëherë pas fillimit të operimit të termocentralit të ri ‘Kosova e Re’.

Ndryshe, në mungesë të kapaciteteve të reja energjetike, dekomisionimi i Kosovës A do të vështirësonte jashtzakonisht shumë furnizimin me energji elektrike.

Termocentrali Kosova A

Termocentrali Kosova A ka 5 njësi, të ndërtuara gjatë 1960-tave dhe në fillim të viteve 1970. Për momentin, vetëm njësitë A3 dhe A5 operojnë, deri sa njësia A4 është jasht prodhimit nga Prilli 2009 për shkak të problemeve në transformator, deri sa njësitë A1 dhe A2 nuk janë në përdorim për një kohë të gjatë.

Termocentrali që ka tejkaluar gjysmë shekulli operimi, tani më ka të gjitha afatet e jetëgjatësisë të tejkaluara dhe sipas një numër raportesh, duke përfshirë edhe ato të Bankës Botërore, Kosova A është ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë.

Bordi i përkohshëm propozon revitalizimin e Termocentralit Kosova A

Lexo më shumë