Search

KEDS investon në Sferkë të Klinës plot 75 mijë euro

13 Qershor, 2024


Pak pa mbrri tek Ujëvarat e Mirushës, nga ana veriore e tyre shtrihet fshati piktoresk i Sfërkës.

E njohur edhe si Sfërka e Gashit, pasi thuajse krejt banorët e bartin këtë mbiemër, ajo është e ndërtuar në një reliev me kontraste të mëdha, ku karakteristikë janë gurët e saj në një zonë kodrinoro-malore.

Për të rritur atraksionin e këtij fshati të Klinës është përkujdesur së fundmi edhe KEDS-i, duke bërë investime masive aty. Kompania aty ka shtrirë mbi 7 mijë metra rrjet të ri, si të tensionit të mesëm, ashtu edhe të ulët.

Ky investim ka gëzuar tej mase edhe sferkasit.

Veterani i arsimit, Aziz Gashi, thotë se KEDS-i në fshatin e tyre ka bërë një punë të mrekullueshme dhe për këtë i është shumë mirënjohës.

“Për këto të mira që na ka sjellë KEDS-i jam në gjendje tri orë me folë. Kemi qenë në hall , shtyllat i kena pasur të viteve 60-ta dhe shpesh na u djegnin fazat e rrymës. Tash jena shumë shumë të kënaqun se gjithçka u ba ma mirë”, shprehet i emocionuar Gashi.

Ky nuk është investimi i vetëm që ka bërë së fundmi kompania në komunën e Klonës. KEDS ka shtirë rrjetin e ri edhe në shumë fshatra të Klinës, duke bërë që banorët e asaj ane të marrin shërbime më kualitative dhe më të sigurta. Investimet të tilla, të nisura para 11 vjetësh nuk janë ndalur asnjëherë dhe po bëhen në të gjithë territorin e Kosovës. Falë tyre, rrjeti distributiv po modernizohet gjithnjë e më tepër duke arritur në standardet më të lartat.