Search

Islandë: Vullkani Grindavik derdhet drejt termocentralit Svartsengi

06 Qershor, 2024


Vullkani ka shpërthyer pesë herë që nga dhjetori, e efekti i shpërthimit të fundit u zvogëlua nga shiu dhe era.

Vullkani në Islandë, shpërthimi i të cilit filloi shtatë ditë më parë, ende po derdh llavë, e qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale e Lagunës Blu aty pranë janë evakuuar.

Pak më larg nga Grindaviku është hapur një çarje dhe llava po rrjedh drejt Lagunës Blu dhe termocentralit gjeotermik Svartsengi.

Vullkani ka shpërthyer pesë herë që nga dhjetori, e efekti i shpërthimit të fundit u reduktua nga shiu dhe era.