Hovenier mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit
December 13, 2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur rreth zbatimit të udhërrëfyesit për faturimin e energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit. Hovenier tha se energjia e shpenzuar duhet të paguhet. “Marrëveshja është arritur në qershorin e 2022-tës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja të cilën ShBA, e mbështet plotësisht, udhërrëfyesin për veriun, ku qytetarët do të faturohen për energjinë e shpenzuar. Dhe unë mendoj që kjo është gjëja e duhur”, tha ai. Diplomati amerikan shtoi se e mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit. “Ne presim zbatim të shpejt të këtij udhërrëfyesi, që në fakt i ka disa afate të cilat janë tejkaluar. Unë e mirëpres arritjen e marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit. Tani ata duhet të komunikojnë se si duhet të zbatohet kjo marrëeshje. Ka goxha shumë punë teknike për t’u bërë. Duhet që kompanitë të instalojnë njehësohrët për të parë se sa është vlera e energjisë së shpenzuar”, theksoi Hovenier.