Search

Hidrogjeni i kaltër më i dëmshëm për klimën se djegia e thëngjillit

16 Gusht, 2021


Duket se kompanitë e gazit janë në një udhëkryq, teksa i gjithë modeli i biznesit varet nga nxjerrja, transporti, dhe djegia e metanit, një nga gazrat serrë më të fuqishme dhe më të dëmshme për atmosferën.

Në këtë mënyrë, pasi që shumë vende veçse kanë përcaktuar caqet e tyre për të arritur net-zero emetime deri në 2050, këto kompani përballen me një të ardhme të pasigurt rreth industrisë që bëjnë pjesë.

Hidrogjeni i kaltër do të përdoret për të vendosur shtyllat e një ekonomie hidrogjeni, derisa kostot e hidrogjenit të gjelbër të bien

Një zgjidhje që është propozuar për kompanitë dhe operatorët e gazit natyror është që të fusin hidrogjenin në tubacionet e tyre, duke zëvendësuar pjesërisht apo plotësisht gazin natyror, në mënyrë që njerëzit të djegin atë në shtëpitë e tyre apo për të gjeneruar energji elektrike.

Hidrogjeni i fituar nga elektroliza e ujit në një proces që përdor energji të gjeneruar nga burimet të ripërtëritshme sikurse ajo e erës dhe solare, përbënë një karburant me zero emetime.

Mirëpo, problemi qëndron që prodhimi i hidrogjenit të gjelbër përbënë një kosto të lartë dhe parashikimet thonë se kjo nuk pritet që të ndryshoj në dekadën e ardhshme apo edhe më tepër.

Në anën tjetër, hidrogjeni i kaltër shikohet si një karburant urëlidhës apo tranzicional, teksa shihet si një mënyrë për të vendosur themelet e një ekonomie të bazuar në hidrogjen, deri sa çmimi i hidrogjenit të gjelbër të bije.

Në ndërkohë, hidrogjeni i kaltër supozohet të jetë më pak ndotës se sa hidrogjeni i hirët, hidrogjen i fituar nga energjia e gjeneruar nga qymyri, gazi natyror apo edhe karburante të tjera fosile.

AMMK: Publikohet Raporti Emetimi i Gazrave Serrë në Kosovë – energjia burimi kryesor i emetimeve të gazrave serrë

Lexo më shumë

Rrjedhat e metanit në gjithë rrjetin e tubacioneve përbënë shqetësimin kryesor të emetimeve

Megjithatë, ndoshta shënimi më shqetësues në të gjithë këtë proces, është se të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim kapjen e karbonit të liruar në këtë proces, arrinë të kapin vetëm 3 përqind të të gjithë gazrave serrë.

‘Themra e Akilit’ në të gjithë këtë proces është përdorimi i metanit në proces, për të prodhuar hidrogjenin e kaltër.

Metani është një komponent dominues në gazin natyror, dhe teksa digjet në mënyrë më të pastër se nafta apo thëngjilli, gazi në vete përbënë një element shumë më të fuqishëm në kuptim të dëmit klimatik.

Në sektorin e energjisë, metani emetohet në masë të madhe përmes rrjedhave nga vrima të vogla në tubacione apo edhe aksidentalisht nga njësi siç janë rezervuarët për ruajtje të gazit, terminalet e gazit natyral të lëngshëm, stacionet e kompresorit të tubacionit dhe vendet e përpunimit të naftës dhe gazit.

Metani është një molekulë mjaft e vogël, dhe është mjaft e aftë për të gjetur çarjet në sistem, duke shtuar këtu se puset e gazit dhe objektet e përpunimit gjithashtu kanë mjaft rrjedhje.

Shtoni gjithçka dhe diku midis 1-8 përqind të të gjithë metanit të lidhur me energjinë ikën në atmosferë, varësisht se ku dhe si matet.

Në këtë mënyrë, të gjithë ata që jetojnë një zonë të populluar nga tubacionet e një gazsjellësi pohojnë se rrjedhat e gazit, përkatësisht metanit, fatkeqësisht janë një realitet.

Në këtë mënyrë, jo më larg se muajin që lëmë pas, OJQ Clean Air Task Force (CATF), ka filmuar pamje që tregojn sasi të metanit duke u liruar në atmosferë në 123 njësi të naftës dhe gazit në Austri, Çeki, Gjermani, Hungari, Itali, Poloni dhe Rumani këtë vit.

Shto këtu që aktualisht Bashkimi Evropian nuk rregullon emetimet e metanit në sektorin e energjisë, lë të kuptohet shumë lehtë që kompanitë që operojnë në këtë industru nuk janë duke thyer ligjin ndonëse infrastruktura e tubacioneve lejohet të ketë rrjedha dhe lirime të gazit.

Disa shtete anëtare të BE u kërkojnë kompanive raporte rreth emetimeve, mirëpo, nuk ekziston një kornizë gjithëpërfshirëse që i detyron ato të monitorojnë rrjedha të vogla gjatë tubacionit, apo edhe që të sanojnë këto të fundit, kishte bërë të ditur Reuters.

Në ndërkohë Bashkimi Evropian këtë vit është duke propozuar ligje që do të detyrojnë kompanitë e naftës dhe gazit që të monitorojnë dhe të raportojnë emetimet e metanit, sidhe të pëmirësojnë zbulimin dhe riparimin e rrjedhave të metanit.

Infrastruktura e gazit po liron metan në gjithë Evropën, BE të vendosë rregulla të reja për emetime të metanit

Lexo më shumë