Search

Helsinki mbyllë termocentralin me qymyr dy vite para planifikimit

23 Qershor, 2021


Kompania energjetike në pronësi të qytetit të Helsinkit, Helen ka thënë se do të mbyllë termocentralin me qymyr në vitin 2023, apo dy vite para planifikimit.

Kompania ka thënë se po planifikon mbylljen e parakohshme të termocentralit ‘Hanasaari’ për shkak të rritjes së çmimeve të taksës së karbonit.

Mbyllja e këtij termocentrali pritet të ketë ndikim të jashtzakonshëm në emetimet e gjithmbarshme të karbonit në Finlandë, pasi i njejti është burimi i tretë më i madh në këtë vend për emetime të karbonit.

‘Për ne është e mundur të mbyllim termocentralin para kohe pasi së fundmi kemi bërë shumë punë dhe investime për prodhimin e energjisë termike dhe asaj elektrike pa emetime’, ka thënë kryeshefja ekzekutive në Helen, Juha-Pekka Ëeckstrom.

Sipas orarit të azhurnuar të tranzicionit të energjisë, ky termocentral do të vendoset në statusin rezervë në 2022-2023, deri sa të fillojë përdorimi i një impianti të bazuar në biokarburante në rajonin e Vuosaari. Pas fillimit të operimit të këtij të fundit, termocentrali Hanasaari do të mbyllet përgjithmonë.