Search

Haskuka me plan për të bërë Prizrenin qytetin më të madh të këmbësorëve në rajon

21 Korrik, 2021


Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se planifikon të bëjë Prizrenin qytetin më të madh të këmbësorëve në rajon.

“Kemi plan që të bëjmë Prizrenin qytetin më të madh këmbësorik apo të gjelbër, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, theksoi Haskuka gjatë intervistës në televizionin ATV.

Tutje, ai poashtu është pyetur rreth veturave dhe transportit i cili konsiderohet si një ndër faktorët me kontributin më të madh në ndotjen e ajrit në komunë.

Haskuka theksoi se kjo sfidë do të adresohet me një projekt të madh që kërkon rreth 25 milion euro.

“Është projekt i madh që kërkon investim diku rreth 25 milion euro, por jemi duke punuar në projektimin e saj. Dhe për shembull për të bërë këtë, dhe për t’ia ndërruar Prizrenit totalisht edhe pamjen dhe me i largu veturat me e bo këmëbësorike na nevojitet ky projekt’, ka thënë Haskuka

“Prandaj kam vendosë që të shkoj edhe për katër vite”, tha Haskuka.

EC Ma Ndryshe: Shfrytëzimi i biomasës për ngrohje dhe transporti ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prizren

Lexo më shumë

Ministria e Financave ngrinë projektin për energji efiçente në Prizren

Lexo më shumë