Search

Haradinaj – Dyshoj që Qeveria është bashkëpunëtore në rritje të çmimit të energjisë

07 Prill, 2021


Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur dyshimet e tij se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Albin Kurti po vepron si një lloj bashkëpunëtori, në mungesë të veprimeve të saj, në lidhje me ngritjen potenciale të çmimeve të energjisë elektrike që do të sillte liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.

Ish Kryeministri i Republikës së Kosovës Haradinaj bëri këto komente në një diskutim të realizuar në emisionin ‘Rubikon’ të KlanKosova.

“Unë jam duke e ngritur alarmin në vazhdimësi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kam filluar të dyshoj që qeveria është bashkëpunëtore në këtë rritje të çmimit. Duke mos e parë qeverinë të ndërmarrë veprimet e duhura”, tha ish Kryeministri i Kosovës Haradinaj.

Haradinaj sqaroi se nëse me të vërtet ky është verdikti dhe ngritja e cmimive të energjisë elektrike për 40% do të ndodhë, atëherë kjo ngritje në çmim duhet të ndiqet me ngritje të pagave për 40%.

“Është çështje shumë serioze kjo. Si të ngritet çmimi i energjisë për fabrika, i dyti në rend është qytetari, pastaj ngritet çmimi i produkteve. Rrite ti çmimin e energjisë për 40%, mirëpo rriti edhe pagat për 40%”, shtoj tutje Haradinaj.

Ramush Haradinaj: Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë është i rrejshëm

Lexo më shumë

Duke përmendur kohën relativisht të shkurtër në pushtet të qeverisë së re, Haradinaj theksoj se nuk e kupton se si qeveria po prioritizon ndryshime të ligjeve të tjera, ndërsa ende nuk ka ardhur me propozime për anëtarët e Bordit të ZRrE.

“Duke e parë qeverinë që po e dinë që është duke u ngritur çmimi i energjisë, e nuk ndërmerr asnjë veprim, e gjeti kohë me ardhë me ligjin për zgjedhjet, ndërsa nuk erdhi me propozimin për anëtarët e Bordit të ZRrE, dhe ende nuk i ka marrë ato vendime, unë kam bindjen që qeveria ka bërë pakt me dikënd për rritjen e çmimit, po ata me siguri ja tregojnë qytetarëve me kënd”, kritikoj Haradinaj.

“Një arsye madhore duhet të jetë dikund se pse nuk ka ndërhyrje. Sepse një qeverie që nuk i dhemb ngritja e çmimit të energjisë elektrike në vendin e vet, dhe atë për një arsye krejt jo ligjore, dhe i’u lusë tash që të mos lejojnë ngritjn e çmimit të energjisë sepse është duke u ngritur me miratimin e tyre”, tha Haradinaj.

Haradinaj përfundoj vlerësimin e tij në lidhje me mungesën e angazhimit të qeverisë për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike duke kritikuar Ministren e re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për mungesën e përgjegjësisë së saj.

“Atë që deklaroj Ministrja e Ekonomisë ishte shumë domethënëse. Ajo tha që ne nuk do t’i themi asgjë ZRrE-së. Me i thonë, zojë je qeveri, je e detyrume, mbanë përgjegjësi. Për ngritje të çmimit të energjisë je e detyruar t’i thuash gjithkujt, sepse mbanë përgjegjësi sepse po rritet çmimi, për atë arsye të ka zgjedhur populli”, kishte thënë ndër të tjera Haradinaj.

ZRRE kërkon nga KESCO të vazhdoj ofrimin e Shërbimit Universal, përfshirë edhe konsumatorët që ishin paraparë të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike

Lexo më shumë

Rizvanolli: Prioritet është ‘kompletimi’ i bordit të ZRRE-së

Lexo më shumë