Search

Rizvanolli: Prioritet është ‘kompletimi’ i bordit të ZRRE-së

02 Prill, 2021


Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët dhe pjesëtarët e qeverisë Kurti kanë diskutuar sektorin e energjisë elektrike, me theks të veçantë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për një numër konsumatorësh.

Në fjalën e tij, deputeti nga radhët e AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria e re Kurti të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, që pritej të ndodhte pas procesit të liberalizimit të tregut dhe daljes së një kategorie konsumatorësh në çmime të derrugulluara të energjisë elektrike.

Haradinaj: Qeveria mbanë përgjegjësinë e rritjes së çmimit të energjisë

“Në këtë rast, të gjithë konsumatorët industrial do të prekën menjëherë nga ngritja e çmimit 30 deri në 40%. Kjo do të shkaktojë rritje zinxhirore të çmimeve, pra të gjitha çmimeve të artikujve ushqimor dhe gjith çmimeve të tjera të jetës, dhe njëkohësisht do të ketë pasoja të mëdha për vendet e punës, për humbjen e vendeve të puëns, dhe largimin e investitorëve”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që qeveria të kompletojë bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe t’i kërkojë këtij institcuioni që të ndërprejë liberalizimin ‘fallso’ të tregut të energjisë elektrike.

“Mendoj se ka të bëjë me tranzicionin e qeverive, ose pushteteve, mendoj që kjo po vjen në një kohë kur po mungon vëmendja ose po provohet vjedhurazi me na nxjerr para aktit të kryer kur do të kemi rritje të çmimit të energjisë që do të ishte me pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit”, përfundoj Haradinaj.

Duke qenë se liberalizimi i tregut dhe dalja e një numri konsumatorësh nga cmimet e rregulluara të energjisë elektrike në cmime të derregulluara mund të ndikojë në rritjen e cmimit të energjisë elektrike, Haradinaj theksoi se cdo rritje cmimi është përgjegjësi direkte e energjisë.

‘Ju mbani përgjegjësi direkte nëse rritet cmimi i energjisë. Nuk ka rritje të cmimit të energjisë qe disa vjet dhe nëse rritet ju mbani përgjegjësinë direkte’, ka thënë Haradinaj.

Tahiri: Liberalizimi i tregut do të ndikojë edhe në humbje ne vendeve të punës

Edhe Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së tha se grupi i tyre parlamentar kanë pranuar kërkesa nga odat e bizneseve për të mos lejuar liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, më saktësisht, daljen e një numri konsumatorësh në treg të derrugulluar të cmimeve të energjisë elektrike.

‘Nëse ndodhë një rritje cmimi, në bazë të dhënave që kemi marrë nga odat dhe sektori I bizneseve, kjo do të jetë një goditje shumë e madhe e prodhuesëve të vendit që lidhet drejtpërdrejtë jo vetëm me rritjen e çmimit të sektorit privat prodhues, por do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në humbjen e vendeve të punës’, ka thënë Tahiri.

Ai kërkoi që kjo çështje të trajtohet me urgjencë nga qeveria e re Kurti, ndërsa nënvizoi se operatorët aktual janë vetëm operatorë në letra, dhe jo funksional.

Artane Rizvanolli: Nuk përzihemi në kompetencat e ZRRE-së

Në fjalën e saj, Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë Kurti, në kuadër të së cilës bie edhe dikasteri i energjisë, tha se ndër problemet kryesore të sektorit të energjisë është mungesa e bordit të kompletuar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ajo tha se kompletimi i këtij bordi është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë, ndërsa nënvizoi se procesi i liberalizimit të tregut është kompetencë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

‘Ne nuk do ti themi asgje për këtë, kjo është kompetencë e tyre. Ata janë rregullator i pavarur dhe nuk na takon neve si qeveri të ju themi atyre dicka për këtë punë’, ka thënë Ministrja Rizvanolli.

Ministrja e re theksoi se është në kompetencë të ZRRE-së të largojë barrierat për furnizuesit e ri, ndërsa ‘bulk supply agreements dhe publikimi i profileve të standardizuara të ngarkesës’ janë ndër barrierat kryesore.

‘Natyrisht, edhe procesi i bashkimit të tregut energjetik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës do të ndihmojë këtë proces, duke qenë se të gjithë furnizuesit do të kenë mundësi që përmes bursës të blejnë energjinë e tyre në kushte më konkurruese, që do të duhej të ndikonte në çmime më të lira për konsumatorët fundorë’, nënvizoi Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.

 

Pepaj: Liberalizimi i tregut është obligim i institucioneve në vend

Lexo më shumë

Hamza: Qeveria duhet të përgatisë ndërmarrjet të jenë të gatshme për konkurrencë

Edhe Bedri Hamza nga radhët e PDK-së kërkoi që cështja e liberalizimit të tregut të energjisë duhet trajtuar me urgjencë.

Ai kërkoi që fillimisht të kompletohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe të përgatitet konkurrenca, ndërsa nënvizoi se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është i pashmangshëm.

‘Aktualisht si është, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Ka shumë punë që nuk presin. Po ndodhi ngritja e çmimit të energjisë, u tha se do të ndikojë në jetën e qytetarëve sepse do të rrisë koston e prodhimit të produklteve në shumë ndërmarrje, andaj përvec zgjedhjes së anëtarëve të bordit të ZRRE-së ju duhet të punoni në përgatitjen e ndërmarrjeve të cilat janë të gatshme për konkurrencë. Jo vetëm ti kemi në letër ato ndërmarrje. Ata duhet të jenë të gatshëm të kryejnë punën e tyre dhe pastaj normalisht që duhet të shkojmë kah liberalizimi I tregut. Ne nuk mund të kundërshtojmë këtë proces’, tha Bedri Hamza.

Kurti: Do të bëjmë sa më shpejtë më të mirën që mundemi

Kryeministri i ri Albin Kurti tha se problem i energjisë elektrike rrënjët i ka në privatizimin e distribucionit dhe furnizimit, tetë vite më herët.

‘Ne e kemi marrë detyrën javën e kaluar, e di që keni pritjet e mëdhaja nga ne, ne do të bëjmë sa më shpejtë më të mirën që mundemi. Por jo gjithcka mund të rregullojmë brenda 10 ditëve. Gjerat që kanë shkuar keq për shumë vjet, nuk mund ti rregullojmë për disa ditë. Të shitet distribuciioni dhe furnizimi për 26 milion euro është krim, prandaj edhe sot ballafaqohemi me pasoja’, ka thënë Kurti.

E ndërsa ishte pyetur nga deputetët për veprimet konkrete që do të ndërmerrë dhe nëse procesi i liberalizimit të tregut do të vazhdojë, Kurti tha se liberalizimi i tregut do të ndodhë, por ende nuk është përcaktuar se si dhe kur.

‘Nuk është çështja a për liberalizim a kundër liberalizimit. Kjo është mungesë e dijes për cështjen e liberalizimit. Pyetja është kur liberalizim, jo për apo kundër. Ne duam që të përgatitemi për liberalizim, jo të hyjmë pa përgatitur pasi përfundojmë në mjerim, sikur edhe na keni sjellur ju sot’, tha Kurti.

ZRrE ka kërkuar nga KESCO të vazhdoj të kryejë OBLIGIMIN PËR SHËRBIM PUBLIK, ky vazhdim i ofrimit të këtij shërbimi do të vlejë deri në një vendim të ri të Bordit të Rregullatorit për këtë çështje.

Në aspektin legal dhe rregullativ, dhe në munges të ndonjë vendimi tjeteër, nga 1 Prilli, të gjithë kosnaumtorët të përcaktuar sipas obligimeve ligjore, do të ishin subjekt për të dalur në treg të hapur sepse asnjë furnizues nuk do të kishte obligimin për shërbim publik.

Në këtë mënyrë, dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në një njoftim kishte shprehur se ka kërkuar nga Operatori Furnizues për Energjie Elektrike, KESCO, që do të vazhdoj të kryejë OBLIGIMIN PËR SHËRBIM PUBLIK, për furnizim me energji elektrike konsumatorët fundor, duke përfshirë këtu edhe konsumatorët të cilët janë kualifikuar që të dalin në tregun e lirë me çmime të parregulluara.

Ndërsa ka shtuar se ky vazhdim i ofrimit të këtij shërbimi do të vlejë deri në një vendim të ri të Bordit të Rregullatorit për këtë çështje.

Këtë vendim e kishin bërë të ditur dhe ju kishin gëzuar bizneset sëbashku me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, duke theksuar se asnjë investim serioz nuk mund të pritet në Kosovë pa pasur një zgjidhje afatgjate për sektorin e energjisë në vend.

 

ZRRE kërkon nga KESCO të vazhdoj ofrimin e Shërbimit Universal, përfshirë edhe konsumatorët që ishin paraparë të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike

Lexo më shumë

Bizneset thonë se është shtyrë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, i gëzohen vendimit të ZRRE-së

Lexo më shumë