Search

Haki Abazi del nga studio e debatit gjatë diskutimit për energji

06 Shtator, 2021


Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka liruar studion e debatit në kuadër të emisionit Politiko të Kanal10, përgjatë diskutimit për sektorin e energjisë, përkatësisht zotimeve për këtë sektor që derivonin nga Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar shtatorin e vitit 2020.

Abazi ishte përballë analistëve në për të diskutuar çështjet e politikës ndërkombëtare dhe punën e qeverisë aktuale Kurti II, teksa të pranishmit poashtu prekën temën e përvjetorit të Marrëveshjes së Washingotnit.

Abazi: Diversfikimi i energjisë është çështje e brendshme e Kosovës

Analisti Arben Ahmeti në vlerësimin e tij theksoi se refuzimi i plotë të pikës për “shumëfishimin” e energjisë në Kosovë, përkatësisht prezantimin e gazit në miksin energjetik në Kosovë, do të sjellë suhmë ç’njohje për shkak të peshës ekonomike dhe rrjedhimisht insistimit nga Administrata Biden.

“Po flasim për çështjen e gazit, që kalon nga Greqia – Shqipëria dhe vije në Kosvoë. Dhe duket se qeveria Kurti as këtu nuk është përgjigjur pozitivisht”, theksoi Ahmeti.

“Në shumëfishimin e energjisë që është pjesë e marrëveshjes së Washingtonit dhe në çështjen e respektimit të Moratoriumit, pra me u dhënë mundësia ende mu rishqyrtu pranimi apo jo i marrëveshjes së Washingtonit”, tha ai.

“Unë nuk e di se cili është argumenti logjik i qeverisë së Kurtit kundër marrëveshjes së Washingtonit”, tha ndër të tjera ai.

Mirëpo, deputeti nga rradhët e Vetëvendosje theksoi se diversfikimi i energjisë është çështje e brendshme e Kosovës, dhe se çështja e ç’njohjeve është çështje që ka të bëjë me subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Fakti që ju po konsideroni që Shtetet e Bashkuara nuk kanë me na ndihmu në ç’njohje sepse nuk qenka respektuar pika për çështjen e diversifikimit të energjisë, edhe ç’njohjeve që duhet të kalojë nesër, do të thtoë vetë marrëveshja na ka vënë në një far kurthi”, theksoi ai.

“Nëse dikush e ngrit çështjen e marrëveshjes për diverfsikimin e energjisë që është çështje e brendshme e Kosovës, edhe çështja e njohjeve dhe ç’njohjeve është çështje që ka të bëjë me subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës – do të thotë ne i’a kemi krijuar Serbisë ekosistemin diplomatik që edhe partnerët tonë po duhet me na kushtëzu neve me çështjen e diversfikimit të energjisë”, tha Abazi.

Tutje, Abazi u shpreh që diversifikimi i enegjisë është në kriteret e MSA dhe direktivat e BE, në rrugë drejt dekarbonizimit, duke lënë të kupohet se gazi mbase nuk është zgjidhja adekuate në rrugëtimin e Kosovës drejt tranzicionit energjetik.

“Diversfikimin e energjisë sot Kosova e ka 98% të energjisë prej fosileve, prej qymyrit. Kriteret në MSA dhe direktivat e Bashkimit Evropian kërkojnë që deri në 2050 kjo të bëhet 30-30, ka qenë 20-20, tash është 30-30, me koston e CO2 brenda.

“Pyetja strategjike, nëse e sheh ministrinë e zhvillimit ekonomik përbrenda ka planin për strategjinë e energjisë që duhet ta bëjë modelimin e tranzicionit energjetik, ti e sheh projeksionet afatgjate, dhe kriteret politike për energjinë”, tha ai.

USAID sëbashku me Bankën Botërore kanë tentuar me ndërtu termocentrain e qymyrit

Për më tepër, Abazi poashtu argumentoi se një kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) sëbashku me Bankën Botërore ishin për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill në Kosovë.

Mirëpo, ai theksoi se debati rreth asaj çështje ishte zhvilluar për më shumë se një dekadë në mënyrë demokratike, deri ne momentin kulmor kur Banka Botërore kishte vendosur për tërheqjen e financimit të këtij projekti.

“13 vite USAID sëbashku me Bankën Botërore kanë tentuar me ndërtu termocentralin e qymyrit. Ai debat është zhvillu në mënyrë demokratike deri në fund kur Banka Botërore u tërhek sepse qymyri është largu nga valorizimi bankar nëpër botë për shkak të kostove eksternale”, theksoi Abazi.

“Do të thotë qajo USAID, unë mund t’i numëroj 10 oficera të USAID që kanë tentuar me ndërtu qymyrin. Tash, çështja e gazit duhet shtruar poashtu në nivelin e funksionalitetit, jo të një fjale që mund të bëhet zotim që është shkruar brenda 10-15 minutave por diskutimit të strategjisë zhvillimore”, tha ai.

“Sepse nuk mundemi me mbetë me ndrru çdo vit strategji e tu mos e ditë ku me shku”, tha ai.

Për më tepër Abazi vuri në diskutim edhe sensin ekonomik mbrapa një investimi prej prej 3 miliard euro për të ndërtuar infrastrukturën shpërndarëse në Kosovë, kjo e fundit që nuk ekziston fare në Kosovë.

“Pyetja strategjike e një qytetari të Kosovës është ‘a duhet Kosova të vendosë 3 miliard euro investim për të ndërtuar infrastrukturën shpërndarëse të gazit, që nuk ezksiton fare në Kosovë, për përdorimin e ati gazi që vije?”, argumentoi Abazi

“Gjeopolitike është a duhet të vijë përmes Shkupit apo nëpërmjet TAP nga Shqipëria, që mund t’a ndërtoj edhe një termocentral si back-up në Kukës”, tha ai.

“Janë këto çështje që shtrohen në nivelin strategjik zhvillimor, nuk janë çështje po e bënë presionin dhe duhet ta bëshë”, tha ai.

Sidoqoftë, Ahmeti u përgjigj duke pretenduar se qeveria kishte kohë të mjaftueshme për të adresuar çështjet dhe pengesat e projektit, siç mund të vinte nga Shqipëria ose Maqedonia, duke pretenduar madje se investitorët potencialë mund të kishin ndërtuar rrjetin e shpërndarjes pa qenë nevoja e qeverisë të paguaj për të.

Për më tepër, Ahmeti këmbënguli në pyetjen pse Qeveria nuk është përgjigjur dhe ende vazhdon të japë arsyetime banale, duke kulmuar me daljen e z. Abazi nga debati.

“E kuptoj pse është në një pozicion të vështirë. Është shumë vështirë me dalë dhe me i tregu qytetarit të Kosovës që qeveria Kurti ka gjashtë muaj dhe nuk po arrin të vendosë për një kërkesë shumë të rëndësishme të administratës Biden, jo Trump, për linjën e gazit e cila është interes strategjik i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së”, theksoi Ahmeti.

“Në marrëveshjen e Washingtonit, me kërkesë të Administratës Amerikane, është futur kjo pikë. Të dyja palët detyrohen që të diversifikojnë burimet e energjisë, nuk ka pasur të bëjë me Prishtinën, sepse atyre nuk i’u ka shkuar mendja që Prishtina do të bëjë problem. Por e kanë pasë me Beogradin sepse Beogradi mund të jetë nën ndikimin e Rusisë për të ndalur këtë linjë të gazit”, tha Ahmeti.

“Në të kaluarën në fakt Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë për mbrojtje të aseteve të brendshme, dhe mendon që gazi do ta bëjë të pa vlefshëm thëngjillin në Kosovë, që është e vërtet do ta bëjë të pa vlefshëm, pra nuk mund do të mund ne të themi se kemi asetin kombëtar të thëngjillit”, tha Ahmeti.

Abazi: KEDS duhet të marrë përsipër menaxhimin në veri dhe KESCO të furnizojë në mungesë të furnizuesëve tjerë

Lexo më shumë