Search

Greqia është duke bërë progres më të shpejtë në largimin e qymyrit nga gjenerimi i energjisë elektrike

28 Shtator, 2021


Greqia është duke bërë përparim më të shpejtë se sa që është pritur në përpjekjet e saj për të larguar qymyrin nga gjenerimi i energjisë elektrike, teksa kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsoktakis, shpalli vitin 2025 si afatin e mundshëm për të largim të qymyrit, kundrejt afatit paraprak të përcaktuar të vitit 2028.

Lajmin e ka bërë të ditur SEE Energy News, ku është raportuar se kryeministri Mitsotakis u bëri thirrje aleatëve evropianë të rritin përpjekjet për të luftuar efektet e ndryshimit klimatik, pasi temperaturat rekord të verës shkaktuan një seri zjarresh në vend.

Tani, Evropa po përballet me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ekziston rreziku që kompanitë dhe familjet të mos jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre të shërbimeve.

Ndërkaq, këtë javë, Greqia bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi të financuar nga BE për të përdorur të ardhurat nga shitjet shtesë të lejeve të karbonit për të kufizuar ndikimin e rritjes së kostove të energjisë.

Më parë, qeveria kishte deklaruar se do të siguroj subvencione për shumicën e amvisërive deri në fund të vitit, me idenë për të bërë kostot e energjisë më të përballueshme mes të rritjes së çmimit të gazit.

Mekanizmi mbështetës i financuar nga qeveria, me një kosto rreth 150 milion euro, do të përfshijë një subvencion prej 9 euro për 300kWh të konsumuar çdo muaj nga amvisëritë në Greqi, me një skemë që mbulon rreth 70% të amvisërive.

Për më tepër, operatori në pronësi shtetërore Public Poëer Corporation (PPC) do të ofroj ulje më të mëdha të çmimit për amvisëri për të ndihmuar ato të përballojnë rritjen e faturave të shërbimit.

Greqi: Qeveria ka kompletuar kornizën e re legjislative për projektet e erës në det të hapur

Lexo më shumë

Greqia do të krijojë një kompani për transformimin dhe ripërdorimin e tokave të braktisura të qymyrit

Lexo më shumë