Search

Greqia do të krijojë një kompani për transformimin dhe ripërdorimin e tokave të braktisura të qymyrit

06 Shtator, 2021


Qeveria në Athinë është duke përgatitur ligjin për një tranzicion të drejtë zhvillimi për rajonet e saj të thëngjillit teksa shtrëngon lëvizjen për largimin e këti burimi ndotës fosil, ka raportuar balkangreenenergynews.com.

Paketa e legjislacionit parasheh themelimin e një kompanie që do të menaxhojë dhe të azhurnojë gropat e hapura dhe deponitë e skorjeve dhe hirit për të lehtësuar investimin në energji, infrastrukturë dhe projekte të tjera, ka përcjell balkangreenenergyneës.

Mirëpo, për jetëzimin e kësaj iniciative Greqia është duke llogaritur në mbështetjen potenciale Evropiane në vlerë prej 5 miliard euro sidhe fonde shtetërore dhe investime private.

Kompania Eledam do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e planeve hapësinore, përmirësimin e tokës tashmë të papërdorshme

Greqia është vazhduar përpjekjet e saj për të lejuar dhe mundësuar shëndrrimin e zonave aktualisht të dominuara nga prodhimi i linjitit dhe operimi i termocentraleve të qymyrit, me synimin për të ndaluar përdorimin e thëngjillit deri në 2025.

Në këtë mënyrë, kabineti i kryeministrit të Greqisë është duke punuar në legjislacion që do të vendoste në veprim të ashtuquajturën Planin Zhvillimor e Tranzicionit të Drejtë.

Ligji përfshin edhe themelimin e një kompanie që do të marrë mbi vete 16,400 hektarë në veri dhe në rajonin e Megalopolis në Peloponez.

Fillimisht ideja ishte që kompania të quhej Metavasi, mirëpo sipas propozimit, do të bartë emerin Kompania Hellenic për një Tranzicion të Zhvillimit të Drejtë, apo Eledam.

Në këtë mënyrë, kompania parashihet që të menaxhoj hapësirën në pronësi të shtetit për prodhim të thëngjillit dhe termocentraleve të thëngjillit të Public Poëer Co. (PPC).

Kompania Eledam do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e planeve hapësinore, përmirësimin e tokës tashmë të papërdorshme, dhe ndërtimin e infrastrukturës dhe rregullimin e investimeve private.

Planet gjithashtu përfshijnë disa projekte të ndryshme të tjera energjetike, përfshirë hidrogjenin

Qeveria ka caktuar një investim prej 5 miliard euro për zbutjen e goditjes nga mbyllja e minierave dhe termocentraleve.

Buxheti duhet të vijë nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës Greqia 2.0 dhe burime të tjera evropiane dhe vendore, përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve dhe investimet private.

Balkangreenenergyneës ka bërë të ditur se pesë projekte dominojnë këtë plan të drejtë tranzicional.

Një gazsjellës prej 155 kilometrave për në rajonin e thëngjillit të Maqedonisë Perëndimore është planifikuar që të përfundohet deri në vitin 2023, me një kosto të parashikuar prej 110 milion euro.

Për më tepër, Greqia planifikon edhe ndërtimin e një seksioni të autostradës E65 po në atë rajonin e njëjtë.
Ndërkaq, projekti i tretë është i ashtuquajturi Dragoi i Bardhë në Maqedoni të Perëndimit për prodhimin, magazinimin dhe transportimin e hidrogjenit të gjelbër.

Autoritetet planifikojnë që të instalojnë një sistem të ngrohjes qendrore në tre qytete aty pranë, ku një pjesë e madhe e financimit është parashikuar të shkojë edhe për projektet e gjenerimit të energjisë nga energjia solare nga PPC Reneëables.

Greqia do të zgjasë ankandet për BRE deri në 2025

Lexo më shumë

Greqia përcakton vitin 2025 si afatin e fundit për largim të qymyrit

Lexo më shumë