Search

Greqia përcakton vitin 2025 si afatin e fundit për largim të qymyrit

30 Prill, 2021


Termocentrali me qymyr Ptolemaida 5 në Greqi do të shndërrohet në termocentral me gaz në vitin 2025, apo tri vite më herët se që ishte planifikuar. Ky termocentral që po vazhdon ndërtimin do të jetë i fundit i këtij lloji në Greqi, ndërsa gjithë termocentralet tjera do të dekomisionohen deri në vitin 2023.

Pak kohë pasi kompania shtetërore e energjisë në Greqi zyrtarisht kishte thënë se ka për qëllim të shndërrojë termocentralin e fundit me qymyr në gaz, Sekretarja e Përgjithshme për Energji dhe Miniera në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi, Alexandra Sudoku, kishte konfirmuar se Greqia po përshëndetet me qymyrin më herët se që ishte planifikuar.

Termocentrali i fundit me qymyr që do të vazhdojë operimin është Ptolemaida 5, i cili për momentin është duke u ndërtuar. Sipas planeve paraprake, ky termocentral do të shndërrohej në gaz në vitin 2028.

Ndërsa po vazhdon ndërtimi i termocentralit të fundit, ekspertët thonë se i njejti do të operojë me humbje të mëdha për shkak të cmimeve në rritje të certifikatave të dioksidit të karbonit si dhe të zëvendësimit të burimit nga qymyri në gaz.

PPC planifikon që të shtoj hidrogjenin në miks, mirëpo ambientalistët, kundër gazit fosil, theksojn komunitetet të cilat janë përballur me thëngjill thjesht duhet t’iu mundësohet një jetë më e mirë

Presidenti i PPC, Georgios Stassis Stassis, tha që Ptolemdaida 5 do të konvertohej në një sistem të kombinuar të gazit me aftësinë për të shtuar hidrogjenin në karburantin e thjesht. Ai i deklaroj parlamentit që kapaciteti pothuajse do të dyfishohej, në 1.15GW nga 660MW.

PPC ka investuar 1.4 miliardë euro në Ptolemaida 5, mirëpo pas përpjekjeve të shumta, të dështuara, për të marrë një përjashtim për këtë projekt, PPC ka vendosur që të në një njësi të paqëndrueshme me kaburant fosil të gazit, kishte thënë kampanja e Evropa Përtej Thëngjililt (Europe Beyond Coal).

Ndryshe, synimet e Greqisë për të instaluar gjashtë impiante të gazit me një kapacitet total prej 3.3GW veç është në kontradiktë me Planin për Energji dhe Kimë të vendit Helen, duke mos përllogaritur këtu edhe shtimin e Ptolemaida 5.

“PPC më në fund ka kuptuar se ka çuar dëmë miliarda në Ptolemaida 5, dhe ka shkaktuar dëme në shëndet të njerëzve poedhe ekonomisë së Greqisë. Fakti që prodhuesi i katërt më i madh i linjitit në Evropë është duke braktisur thëngjillin të tregon të gjithë çka duhet të dishë për situatën e industrisë. Tash, PPC duhet të zhvendos të gjithë përqendrimin e saj tek potenciali tejet i madh për energji të ripërtërishme në vend. Ish-komunitetet e thëngjillit meritojn shumë më mirë se sat ë lidhen përsëri me një karburant fosil, siç edhe është gazi”, ka thënë drejtori menaxhes i Evropa Përtej Thëngjillit, Mahi Sderidou.

Gazi fosil është në të njëjtën pozitë siç ishte edhe thëngjilli 15 vite më parë, dhe do të përballet me një krizë të ngjashme të aseteve të braktisura në vitetet e ardhshme, ka thënë Dimitris Tsekeris nga WWF Greqi.

 

Greqia zyrtarisht mbyllë katër njësi të termocentraleve me qymyr

Lexo më shumë

Maqedonia Perëndimore në Greqi propozon ndalimin e të gjitha projekteve të burimeve të ripërtëritshme

Lexo më shumë