Search

Gjigandët e energjisë elektrike kërkojnë tarifë karboni për importet e hidrogjenit në BE

09 Korrik, 2021


Një koalicion i grupeve evropiane të energjisë elektrike duke përfshirë EDF, Enel, Iberdola, dhe Ørsted kanë bërë thirrje tek Komisioni Evropian për të imponuar një tarif të karbonit në importe të hidrogjenit që vijnë në Evropë, ka raportuar EUROACTIV.

Tarifa e propozuar e karbonit do të prezantohej “në mënyrë që të evitohen importet e hidrogjenit të prodhuar me përdorim të karburanteve fosile me emetime të larta” në tregjet Evropiane, ka shkruar koalicioni në një letër të dërguar tek Komisioni Evropian javën që lamë pas.

“Importe të tilla do të prezantonin një konkurrencë jo të drejtë me prodhimin e hidrogjenit të pastër të bazuar në BE duke vështirësuar kështu zhvillimin e zinxhirit me vlerë të industrisë së hidrogjenit të BE”, kanë shkruar koalicioni.

Nënshkruesit e letrës kanë bërë thirrje për përfshirjen e sektorit të hidrogjenit në rregulloren e ardhshme të rregullimit të kufirit të karbonit

Letra u nënshkrua nga grupet evropiane të energjisë elektrike EDF (Francë), EDP (Portugali), Enel (Itali), Iberdrola (Spanjë), McPhy (Francë) dhe Ørsted (Danimarkë). Fondi ESB Energy for Generations dhe Shoqata Evropiane për Ruajtjen e Energjisë (EASE) janë gjithashtu nënshkruese.

Ndërkaq, Komisioni Evropian pritet që të bëjë propzimin për një tarif kufitare të karbonit në BE me datë 14 korrik, si pjesë e një pakete më të gjerë të legjislacionit që synon që të ulë emetimet e gazrave serrë në BE për të paktën 55% deri në 2030.

Sipas një drafti të siguruar, EURACTIV ka raportuar se mekanizmi i ardhshëm i rregullimit të kufirit të karbonit të BE-së (CBAM) do të zbatohet së pari për importimin e çelikut, hekurit, çimentos, plehrave, aluminit dhe energjisë elektrike.

Mospajtime në mes të vendeve anëtare të BE në lidhje me origjinën e hidrogjenit shumë të kërkuar për tranzicion energjetik

Mirëpo, skema pritet që hyjë në fuqi nga 2023 dhe mund të zgjerohet tek sektorët të tjerë për impementim të plotë në 2026.

Në anën tjetër, Gjermania rankohet si nga vendet e BE që është duke synuar për të importuar hidrogjen në mënyrë që të pltoësojë kërkesën e ardhshme energjetike për proceset e rënda industriale që zhvillohen në vend.

Më 14 qershor, Berlini kishte nënshkruar një aleancë bilaterale me Australinë në mënyrë në një marrëveshje për të lehtësuar dhe mbëhstetur zinxhirin e furnizimit të hidrogjenin të gjelbër në mes të dy vendeve.

Në këtë mënyrë, Holanda, Belgjika, dhe Spanja janë poashtu kanë sinjalizuar synimet e tyre për të avansuar me import të hidrogjenit të gjelbër nga vendet me kapacitet të prodhimit në masë të madhe.

Mirëpo, shumë vedne të Bashkimit Evropian nuk pajtohen me vendet homologe të bllokut evropian.

Në një mbledhje të Këshillit të Energjisë së BE, të mbajtur në qershor, ministrat e Estonisë, Francës, Hungarisë, dhe Polonisë kanë foluar kudnrejt importeve të hidrogjenit, duke thënë se prioriteti do të jetë të prodhohet dhe përpunohet hidrogjeni i gjelbër në Evropë.

Australia zyrtarizon bashkëpunimin me Gjermaninë për iniciativa të hidrogjenit, të ulët kostoja e prodhimit të hidrogjenit synimi kryesor

Lexo më shumë

Granholm lanson iniciativën ‘Earthshots’ për të ulur koston e hidrogjenit të gjelbër në 1 dollar

Lexo më shumë

Kazakistani planifikon projektin gjigand prej 45GW për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër

Lexo më shumë