Search

Gjermania rikthen në operim termocentralin me qymyr

02 Gusht, 2022


Gjermania ka rikthyer në operim një termocentral me qymyr të cilin e kishte mbyllur kohë më parë, për shkak të zvogëlimit të dërgesave të gazit nga Rusia, raporton Kosovo.Energy.

Termocentrali i vendosur në Saksoninë e ulët, në pronësi të kompanisë çeke EGH, ka marrë leje për operim deri në prill të vitit tjetër, për të ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Gjermani, në kohët kur Evropa po kalon në krizë energjetike.

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, njëkohësisht udhëheqës i të gjelbërve në Gjermani, ka thënë se rifllimi i operimit të termocentralit paraqet pengesë të jashtzakonshme në përpjekjet e këtij vendi për t’iu kundërvënë ndryshimeve klimatike, raporton Kosovo.Energy.

Gjermania mbështetet jashtzakonisht shumë në gazin rus, dhe me zvogëlimin e eksporteve ruse, ky vend ka filluar vendosjen e rregullave për zvogëlim të konsumit energjetik.

Krahas rikthimit të termocentraleve me qymyr në operim, Gjermania për momentin është duke diskutuar edhe për mundësinë e rikthimit të impianteve bërthamore, të cilat do të duhej të mbylleshin në fund të vitit 2024.