Search

General Electric synon që të përdorë tehat e ricikluara të turbinave për parqe të reja të erës

11 Qershor, 2021


Marrëveshje në mes General Electric dhe LafageHolcim e Neowa pritet që të mundësojë eksplorimin e mundësive për të përdorur tehat e ricikluara të turbinave për ndërtimin e parqeve të reja të erës për gjenerim të energjisë elektrike të pastër.

‘GE Renewable Energy’ përbënë një division të gjigandit të teknologjisë energjetike, General Electric, përqëndruar në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme.

Kjo e fundit ka nënshkruar marrëveshje me firmën Suedeze të ndërtimit, LafargeHolcim, dhe kompaninë Gjermane të riciklimit të mbetjeve, Neowa, për të exploruar zgjidhje me karakter të ekonomisë qarkore për teha të turbinave të erës.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit, GE dhe LafargeHolcim kanë sqaruar që do të synojnë të shëndrrojnë teha të dekomosinuara të turbinave në materiale të qëndrueshme të ndërtimit për parqe të reja të erës.

Ndërkaq, në një marrëveshje të ndarë shumë vjecare, GE dhe Neowa kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për të ricikluar një numër përbërësish, përfshirë tehat, nga turbinat e dekomisonuara të erës në Gjermani.

Ndryshe, rreth 10GW të turbinave të vjetërsuara në Evropë pritet që të riaktivizohen apo dekomisonohen deri në 2025.

Mirëpo, planet ambicioze të BE për zgjerimin e qasjes së ekonomisë qarkore janë duke nxitur iniciativa të tilla në sektorin e energjisë nga era.

Ndryshe, kompania General Electric ka sjellë turbinate edhe për projektin në operim për prodhimin e energjisë elektrike nga era në Kitkë në Kosovë.

Përvec këtij projekti, turbinat e prodhuesit General Electric do të vendosen edhe në tri projektet e SOWI Kosovo në Bajgorë, me kapacitet të instaluar prej 105 megavatësh.

Në Bajgorë është bërë vendosja e turbinës së parë për prodhimin e rrymës

Lexo më shumë

General Electric bëhet pjesë e projektit më të madh të energjisë elektrike nga era në SHBA

Lexo më shumë