Search

Në Bajgorë është bërë vendosja e turbinës së parë për prodhimin e rrymës

17 Maj, 2021


Punimet janë duke vazhduar me një intensitet të shtuar në fshatin Bajgorë të Mitrovicës. Gjatë ditës së djeshme, në Bajgorë është bërë vendosja e turbinës së parë në projektin 105-megavatësh të parkut të energjisë me erë.

Tashmë veçse është pozicioniar turbina e parë që do përdoret për projektin e ndërmarrjes Kosovare – Gjermane – Izraelite ‘SOWI Kosovo’ për ndërtimin e parkut të energjisë me erë 105 megavatësh në Bajgorë të Mitrovicës, të financuar nga BERZH-i.

Turbina e vendosur është e para nga gjithsej 27 turbinat e prodhuesit General Electric që do të vendosen në kuadër të projektit.

Oda Ekonomike Federale e Austrisë: SOWI Kosovo investimi më i madh i huaj direkt për vitin 2020

Lexo më shumë

Ky projekt do të kontribuojë në zbutjen e ndikimeve klimatike, duke rritur pjesën e gjenerimit të energjisë së ripërtërishme në Kosovë dhe duke shtuar 105 MW të kapacitetit të gjenerimit të energjisë me erë në sistemin kombëtar të energjisë.

Projekti poashtu do ta rrisë ndjeshëm pjesën e energjisë elektrike të gjeneruar nga energjia e erës në Kosovë, që përndryshe është kryesisht e varur nga gjenerimi i energjisë me thëngjill.

Prodhimi i energjisë elektrike pritet të fillojë në fund të muajit gusht.

Fotot: Arben Llapashtica

Projekti gjigant i prodhimit të rrymës nga era drejt përfundimit

Lexo më shumë