Search

General Electric bëhet pjesë e projektit më të madh të energjisë elektrike nga era në SHBA

02 Prill, 2021


Kompania General Electric ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Invenergy nga Çikago për të vendosur turbinat e erës për projektin gjigant të energjisë elektrike nga era me kapacitet të instaluar prej 1.48 gigavatësh në Oklahoma.

Projekti në Oklahoma përfshinë tri projekte më të vogla të vendosura në veri-qendër të Oklahoma’s. GE do të dorëzojë 492 turbina të tipit 127 dhe 39 të tipit 116.

Bëhet fjalë për projektin Traverse me kapacitet të instaluar prej 999 megavatësh, Maverick me kapacitet prej 287 megavatësh dhe Sundance me kapacitet prej 199 megavatësh.

‘Ndërtimi i projekteve Maverick dhe Sundance do të përfundojë në 2021 ndërsa Traverse në 2022’, ka thënë GE në komunikatën për media.

Projekti ‘Traverse’ do të bëhet projekti më i madh i energjisë me erë në SHBA i vendosur në sipërfaqe të tokës, nëse fillon operimin ashtu siç është planifikuar.

General Electric planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr

Lexo më shumë

Ndryshe, kompania General Electric ka sjellë turbinate edhe për projektin në operim për prodhimin e energjisë elektrike nga era në Kitkë në Kosovë.

Përvec këtij projekti, turbinate e prodhuesit General Electric do të vendosen edhe në tri projektet e SOWI Kosovo në Bajgorë, me kapacitet të instaluar prej 105 megavatësh.

Kujtojmë se, Contour Global kishte përzgjedhur konglomeratin amerikan General Electric për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re”.

Bordi i ZRRE-së viziton projektet gjigante të erës në Bajgorë, prodhimi i rrymës fillon më 2021

Lexo më shumë