Search

Foto që shpërfaqë zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik në Bajgorë

24 Qershor, 2021


Foto me bagëtitë duke kullotur lirshëm dhe në harmoni me turbinat e erës të vendosura në Bajgorë, tregon më së miri për ndikimet e papërfillshme të këtij projekti gjigant të energjisë së ripërtëritshme në mjedis.

Kompania gjermane – kosovare – izraelite që po zhvillon projektet e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të erës, SOWI Kosovo ka vendosur disa nga gjithsej 27 turbinat e prodhuesit General Electric që do të vendosen në kuadër të tri projekteve me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh.

Projektet do të përfaqësojnë rreth 10 për qind të kapaciteteve të përgjithshme të instaluara energjetike në Kosovë.

Projektet do të shmangin emetimin e rreth 247,000 ton dioksid karboni në vit.

//Foto: Arben Llapashtica