Search

Kurti ndanë detajet rreth projektit COMPACT të MCC

23 Mars, 2022


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media pas mbledhjes së 68-të të rregullt të Qeverisë së Kosovës. Ndër të tjera, Kurti ka ndarë dy lajme shumë të rëndësishme që kanë dalë nga mbledhja e sotme e qeverisë.

Sipas Kurtit, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave kanë bërë një punë të madhe për të siguruar bashkëfinancimin për një program që pritet të kushtojë 200 milionë euro – programi COMPACT për sektorin e energjisë.

Kurti theksoi se prioritet kryesor i kësaj marrëveshjeje është sigurimi i qëndrueshmërisë së sektorit energjetik duke siguruar rezerva, ndërsa theksoi edhe iniciativat për fuqizimin e sektorit të arsimit që do të mbështesë krijimin e një fuqie punëtore, e cila do të përfshijë dukshëm më shumë gra.

“Më lejoni të them dy lajme tejet të rëndësishme nga mbledhja e sotme e qeverisë, i pari është që programi COMPACT që është bashkëfinancim nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e në të cilin janë angazhuar dhjetëra persona në Ëashington dhe Kosovë, përfundimisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duke punuar ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë kanë bërë punë të madhe për të siguruar bashkëfinancim për një program që pritet të kap shumën mbi 200 milion euro që për Republikën e Kosovës kjo shënon 2.5% të brudo produktit vendor”, tha Kryeministri Kurti.

“Pra, ne kemi këtë lajm tejet të rëndësishëm me rastin e miratimit të nismës për negocimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne përfaqësohemi nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen nga Korporata Sfidat e Mijëvjecarit për projektin Kompakti i Sfidave të Mijëvjecarit apo MCC”, tha ai.

“Prioritet kryesor i kësaj marrëveshje është sigurimi i qëndrueshmërisë së sektorit energjetik duke siguruar rezerva, fuqizimin e sektorit të arsimit që do ta mbështes krijimin e fuqisë punëtore që përfshin ndjeshëm më shumë gra dhe që i adapaton korrikulat dhe furnizon institucionet për të ndërtuar profesionalist që përmbushin nevojat e shekullit 21 në sektor të energjisë”, ndau Kryeministri Kurti.

Kurti ndanë detaje për një projekt solar që do të ndihmojë me ngrohjen qendrore në Prishtinë: Projekti është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë, me një kapacitet të instaluar prej 70 MW

Lajmi i dytë, megjithatë, sipas kryeministrit Kurti, është se Qeveria e Kosovës siguron dhe përcakton lokacionin për realizimin e projektit të ngrohjes diellore për Kosovën, të quajtur ‘Solar District Heating’.

Sipas kryeministrit Kurti, projekti është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë, me një kapacitet të instaluar prej 70 MW dhe synon t’i shtohen sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës, duke lidhur kështu lagjet e reja me ato që tashmë janë pjesë e rrjetit.

Në total Kryeministri u shpreh se kapaciteti i shtuar nga projekti do të furnizojë 12 mijë familje ose 60 mijë qytetarë me ngrohje termike.

“Dhe gjithashtu lajmi tjetër tejet i vlefshëm nga mbeldhja e sotme, ka të bëjë me miratimin e dy vendimeve të vecanta që i bëmë në mbledhjen e 68, me c’rast qeveria jonë siguron dhe përcakton lokacionin për realizimin e projektit të ngrohjes diellore Solar for Kosovo, në fshatin Shkabaj në komunën e Obiliqit”, tha Kryeministri Kurti.

“Projekti Solar District Heating në Prishtinë është një nga termocentralet më të mëdha diellore në Europë, duke shtuar kapacitet prej 70 megavatëve në sistemin e ngrohjes së Prishtinës, duke lidhur lagje të reja përvec këtyre që janë aktualisht”, theksoi ai.

“Me zgjerimin e rrjetit që synon shpërndarjen e nxehtësisë nga sistemi termik diellor në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kycen deri në 12,000 familje ose 60,000 qytetar”, bëri të ditur Kryeministri Kurti.

“Investimi total vlerësohet të përfshijë 64 milion euro, prej këtyre 64 milion euro 26 milion janë grant prej Gjermanisë”, sqaroi ai.

“Dhe do të financohet pra përvec se nga Gjermania edhe në bashkëfinancim të parashikuar nga BERZH”, tha ai.

“Pra, kemi një vendim tejet të rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik me SHBA, dhe një tjetër poashtu shumë të rëndësishëm me Gjermanin”, tha ai.