Search

Fillon operimin parku solar Erseka në Shqipëri

February 03, 2025


Ka filluar operimin parku diellor i Ersekës në juglindje të Shqiptarës, i cili do të gjenerojë 50 GWh në vit.

Shqipëria së fundmi ka në operim një tjetër impiant të madh fotovoltaik, njoftojn mediat vendase. Në një video promovuese, të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, zhvilluesit e projektit investimin në këtë park solar në 18 milionë euro.

Projekti ëshët zhvilluar nga firmat Favina, Favina 1 dhe M&K Energy Trading. Ky projekt do të ketë dy faza, e parë prej 40 MW, kostoja totale e projektit do të jetë 30 milionë euro. Sipas projektuesve për realizimin e këtij projektin janë siguruar dhe kredi ndërkombëtare.

Ky park solar pritet që të ketë një prodhimi vjetor prej 50 GWh. Kjo është një shifër mjaft e lartë për një parku diellor 40 MW. Mirëpo, impjanit solar afër fshatit Starje të Korçës, përmban panele bificiale dhe sisteme që poizicionon panelet në drejtim të diellit, duke mundësuar kapje të energjisë gjatë të gjithë ditës, me humbje minimale.

Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar këtë projekt në vitin 2022 për dy njësi PV nga 20 MW secila. Operatori i parkut është i detyruar të jap 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike ose t’i japë një kompensim financiar ekuivalent Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bashkia e Kolonjës nga ky projekt ka fituar deri më tani 200 mijë euro, thonë investitorët dhe shtojnë se kanë punësuar mbi njëqind vendas. Sipas tyre, energjia elektrike do të shitet në tregun e lirë ndërkombëtar.

Lidhja në rrjet ishte paraparë përmes një nënstacioni të planifikuar 110/35 kV dhe një linje energjetike 110 kV.

/Balkan Green Energy News