Search

Energjia bërthamore më e favorshme se sa burimet e ripërtërishme për prodhimin e hidrogjenit të pastër, thotë një raport i parlamentit Francez

24 Maj, 2021


Vetëm energjia bërthamore dhe hidroenergjia përfaqësojnë avantazhin e dyfishtë të kontrollimit por edhe të gjenerimit pa emetime, sipas raportit për prodhim të hidrogjenit të publikuar nga Zyrja e Parlamentit Frances për Vlerësim Shkencorë dhe Teknologjik (OPECST).

Mirëpo, raporti poashtu ka shtuar se në mënyrë që të prodhohet hidrogjeni i ulët në emetime të karbonit në shkallë botërore nevojiten 400GW të kapaciteteve të energjisë bërthamore.

“Pra për hidrogjenin që prodhohet nga elektroliza të jetë i ulët në karbon, është e domosdoshme që energjia elektrike e përdorur në proces është e ‘gjelbër’ – nga burimet e ripërtërishme – apo i ‘verdhë’ – nga energjia bërthamore”, ka thënë OPECST.

Në anën tjetër, OPECST ka nënvizuar se për prodhimin e hidrogjenit do të duhet katër herë më shumë energji nga burimet e ripërtërishme se sa nga një reaktor i vogël modular

“Duke qenë se investimet janë të larta, elektrolizuesit duhet të bëhen profitabil duke zgjatur kohëzgjatjen e përdorimit të tyre (një pik synim minimal duke qenë 5000 orë në vit ndërsa ai optimal deri në 8000 orë në vit), gjë që ndërprerjet e burimeve të ripërtërishme nuk e lejonë (2000-4000 orë/vit). Në këtë kuptim, vetëm energjia bërthamroe dhe hidroenergjia përfaqësojn avantazhin e dyfishtë që është kontrollimi dhe pa karbon”, është thënë në raport.

Objektivi i Bashkimit Evropian për të instaluar 6GW të elektrolizuesve për prodhimin e rreth 1 milion ton të hidrogjenit nga burimet e ripërtërishme deri në 2024 dhe më pas 40 GW për 10 milion ton deri në 2030, do të kërkonte së paku 15,000 dhe 150,000 turbina të erës, apo panele fotovoltaike në një zonë prej 800,000 hektarë dhe 8 milion hektarë.

Ndryshe, në të gjithë botën, furnizimi i 70 milion ton të hidrogjenit të gjelbër do të kërkonte komisionimin e më shumë se 1 milion turbinave të reja të erës apo 56 milion hetkarë të paneleve fotovoltaike.

Ndërsa alternativa tjetër, sipas raporti, është që hidrogjeni me lirim të ulët të karbonit i prodhuar nga energjia elektrike nga energjia bërthamore do të përfaqësonte një kërkesë prej 400 GW të kapaciteteve të reaktorëve bërthamor.

Mirëpo, raporti nënvizon sërish se kjo është vetëm një tubacion ëndrrash, gjersa dihet se shumë vende, përfshirë këtu edhe Francën, janë duke ulur pjesëmarrjen e energjisë bërhamore në miksin e tyre energjetik.

Në anën tjetër, disa vende, përfshirë këtu Gjermaninë, synojnë që të importojn hidrogjen nga vendet e tjera të cilat kanë kapacitete më të mëdha të energjisë së ripërtërishme.

Ndryshe, raporti ka theksuar se për prodhimin e hidrogjenit përmes elektrolizës, Franca do të kërkonte “ekuivalenten e katër impianteve të energjisë bërthamore vetëm për prodhimin e energjisë elektrike”, ishte shkruar në raport.

 

Vlerësimi i IEA për energjinë bërthamore ‘jopraktik’, ka deklaruar Shoqata Bërthamore Botërore

Lexo më shumë