Search

DW: Gazprom humb monopolin e gazit krahas zgjerimit të tregut të gazit në Evropën Juglindore

11 Janar, 2021


Me fillimin e vitit ri, tri ngjarje të ndryshme do të kenë ndikim afatgjatë në afarizmin e Gazpromit rus në Evropën Juglindore, të cilat do të ndikojnë edhe në gjithë tregun e gazit në BE. Kush do të fitojë, kush do të humbasë?

Tregu i gazit në Evropën juglindore ka shënuar tri ngjarje në fillim të vitit të ri, që të gjitha këto me ndikime afatgjate. Më 1 janar, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka festuar fillimin e furnizimit me gaz nga Rusia përmes një shtegu tjetër, atë përmes Bullgarisë dhe përmes gazsjellësit ‘Balkan Stream’, pjesë e gazsjellësit turk.

Vetëm pak orë para kësaj ngjarjeje, Bullgaria ka filluar importimin e gazit nga Azerbajxhani përmes Gazjellësit Trans Adriatik (TAP). Në fakt, kjo ngjarje shënoi fundin e monopolit të Gazpromit Rus në tregun bullgar.

Ngjarja e tretë ishte inaugurimi i terminalit të ri lundrues të gazit të lëngshëm afër ishullit kroat Krka. Në këtë terminal filloi transportimi i gazit të lëngshëm me origjinë nga SHBA-të përmes tankeve, për tu shpërndarë më vonë në tregun Evropian përmes lidhjeve të gazsjellësve kroat me rrjetet e ndryshme në BE.

Për Kroacinë, e cila furnizimin me gaz e kishte të mbështetur ekskluzivisht në Gazprom, kjo ngjarje nënkuptonte arritje të mëdha në diversifikimin e burimeve. Kroacia tani edhe mund të eksportojë gaz në Hungari, Ukrainë dhe shtete tjera.

Rënia e Gazprom

Sipas Gazprom, vendet që më së shumti po importonin gaz me origjinë ruse në Ballkan në vitin 2019 ishin Kroacia (2.82 miliard metër kub), Greqia (2.41 miliard metër kub) dhe Bullgaria (2.39 miliard metër kub), pasuar nga Serbia (2.13 miliard metër kub).

Terminali i ri i gazit të lëngshëm në Kroaci ka kapacitet prej 2.6 miliard metër kub në vit. Në teori, Kroacia mund të përfundojë bashkëpunimin me Gazpromin nga Rusia brenda natës, por kjo nuk pritet të ndodhë. Në fakt, pritet që furnizimi nga Gazprom të zvogëlohet në mënyrë të konsiderushme.

Kësisoji, gjiganti Gazprom nga Rusia do të ballafaqohet me garë serioze në Kroaci, dhe kjo do të ndikojë në çmimet e gazit jo vetëm në Kroaci, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e gazit të importuar në terminalin ishullin Krka do të eksportohet.

Besohet se Hungaria do të marrë një sasi të konsiderueshme të gazit nga ky terminal, ndërsa Ukraina vlerësohet si një importuar potencial gjithashtu.

Vetëm një fazë e tranzicionit

Hungaria është një treg shumë i rëndësishëm për Gazpromin. Më 2019, Gazprom ka shitur 11.26 miliard metër kub të gazit në këtë vend. Duke shfrytëzuar linjën e dytë të gazit përmes Turqisë, Rusia ka për qëllim të rrisë eksportet e gazit në Evropë në 15.75 miliard metër kub për vit, me Hungarinë dhe Austrinë si importuesit më të mëdhenj.

Gazsjellësi TAP nis operacionet tregtare

Lexo më shumë

Bullgaria dhe Serbia janë tregje shumë të vogla për një projekt të kësaj madhësie, sikurse është edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosna dhe Hercegovina. Zgjatja e gazsjellësit të Ballkan Stream nga kufiri i Turqisë nëpër Bullgari dhe ndërlidhjame Serbinë janë vetëm masa tranzicionale me qëlli mtë zgjerimit të mundshëm të rrjetit në Hungari. Por kjo nuk do të përfundojë para vitit 2022.

Deri atëherë, Gazprom do të furnizojë Hungarinë përmes shtegut nëpër Ukrainë. Por, në këtë kontekst konkurrenca nga Kroacia do të jetë shumë e rëndësishme. Sipas të përjavshmes kroate ‘Croatia Ëeek’, kapacitetet në terminalin për gaz të lëngshëm afër ishullit Krka tani më janë të rezervuara për tre vitet e ardhshme, ndërsa porositë e reja mund të rezervojnë të gjitha kapacitetet e tij deri në vitin 2035.

Kërkesa për kapacitete mund të bëjë terminalin afër Krka konkurrent afatgjatë të Gazprom, edhe pse gazi i lëngshëm është zakonisht më i shtrenjtë se gazi që transportohet përmes gazsjellësve.

Korridori Jugor i Gazit tani është plotësisht funksional

Ndërsa terminali afër ishullit Krka do të ndikojë në humbjen e monopolist të Gazprom në Kroaci dhe më shumë garë në Hungari, fillimi i operimit të Korridorit Jugor të Gazit do të ndikojë që Gazprom të humb monopolin edhe në Bullgari, ndërsa i bën konkurrencë të fortë në tregun Grek dhe atë në Itali. Në këtë rast, presioni nuk vie nga gazi i lëngshëm me origjinë nga Katari, Algjeria apo në SHBA-të, por nga gazi që vie përmes tubacioneve nga Azerbajxhani.

Korridori Jugor i Gazit përbëhet nga dy tubacione apo gazsjellës, ai Tanap dhe TAP. Gazsjellësi Trans-Anatolian i Gazit Natyror (TANAP) ka filluar operimin në vitin 2018 dhe për momentin, dërgon gazin natyror nga Azerbaixhani në Greqi përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë. Në Greqi, TANAP ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), që dërgon gazin në Shqipëri dhe Itali.

BE e hapur për zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit në Ballkanin Perëndimor

Lexo më shumë

TAP ka kapacitet prej 10 miliard metër kub në vit, ndër to, 8 miliard metër kub dërgohen në Itali, importuesi kryesor i gazit nga Azerbajxhani në BE. Për Gazpromin, tregu në Itali është i dyti nga rëndësia pas Gjermanisë. Sipas parashikimeve, kërkesa në Itali për gazin rus nga Gazprom do të zvogëlohet për rreth 30 për qind pas fillimit të operimit të plotë të TAP.

Në Ballkan, humbjet e Gazprom mund të jenë edhe më të mëdha. Duke filluar nga ky vit, TAP supozohet të transportojë nga 1 miliard metër kub gaz në Greqi dhe Bullgari. Furnizimi me gaz nga Rusia mund të zvogëlohet nga 40 – 45 për qind në dy tregjet, edhe me 50% në rast se vendet ballafaqohen me sezona më të ngrohta të dimrit dhe ulje të konsumit për shkak të krizës pandemike.

Hoti: Përmes SHBA-ve mundësohet ndërtimi i një elektrane të prodhimit të energjisë me gaz

Lexo më shumë

Serbia del me përfitime financiare

Karshi ndryshimene në tregun e gazit në Evropën Juglindore, lidhja e Serbisë me degëzimin Balkan Stream duket se përfaqëson vetëm një ndryshim të vogël të shtegut të furnizimit me gaz rus në një treg relativisht të vogël. Më parë Serbia e merrte gazin nga Ukraina dhe Hungaria. Tani, një vit pas vënies në punë të gazsjellësit Turkish Stream, gazi rus do të kalojë përmes Detit të Zi, Turqisë, Bullgarisë, e deri në Serbi.

Serbia do të përfitojë nga ky ndryshim edhe përmes tarifave të tranzitit. Sipas agjencisë Interfax, çmimi për gazin rus në Serbi do të bjerë nga 240 dollarë në 155 dollar për 1000 metër kub. Kjo padyshim se do të rrisë konkurrueshmërinë e gazit nga Gazprom në Serbi.

*Artikulli është publikuar në Deutsche Welle, është përkthyer nga Kosovo.Energy.

IEEFA: Gazi natyror nuk është opcioni më i lirë për Kosovën

Lexo më shumë