Search

Dje filloi Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Rizvanolli: Siguria energjetike është çështje e sigurisë kombëtare

25 Maj, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se siguria energjetike është çështje me të cilën duhet investuar, pasi është gjithashtu çështje e sigurisë kombëtare.

Në hapjen zyrtare të javës për Zhvillim të Qëndrushëm në Kosovë, Rizvanolli shprehu se për të mundësuar një tranzicion te drejtë e të duhur synimi i së ardhmes do të jetë përgatitja për çmimin e karbonit.

Ministrja Rizvanolli theksoi se gjatë vitit të fundit është bërë e qartë se siguria energjetike është çështje e sigurisë kombëtare, prandaj tani është koha të investojmë në BRE duke siguruar se kemi tregun e balancimit dhe një treg te përbashkët energjetik.

Bashkëpunimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen energjetike të rajonit

Lexo më shumë

Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i cili përgëzoi vendin tonë për të arriturat me strategjinë e re të energjisë dhe modelin e ankandeve të prezentuar, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt dekarbonizimit, duke shprehur se KSDW do të jetë kontribuesi kryesorë në të gjithë procesin.

Përderisa Bejta nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri tha se Shqipëria qëndron në avantazh sa i përket burimeve të ripërtrishme dhe fokusi kryesor qëndron në diversifikimin e burimeve dhe rritjen e efiçencës. Zëvendës ministri poashtu foli për bashkëpunimin e arritur me Kosovën në këtë sektor.

Prezent në formë virtuale në këtë panel ishte edhe Covatariu, i cili përmendi dekarbonizimin si proces më të përshtatshëm për rritjen e sigurisë në furnizim duke rritur kështu sigurinë energjetike. Gjithashtu ai theksoi se efikasiteti i energjisë ka një rol edhe më të madh, ku bashkëpunimi është thelbësor për Ballkanin Perëndimor dhe shembulli më i mirë është Kosova dhe Shqipëria.