Search

Besnik Bislimi akuzon palën Serbe por mos-implementim të marrëveshjes për energji, thotë se ka falsifikuar një dokument

08 Gusht, 2022


Kryesuesi i ekipit negociues në kuadër të dialogut me Serbinë, njëkohësisht zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar situatën rreth implementimit të udhërrëfyesit të implementimit të marrëveshjes së energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht ai ritheksoi se marrëveshja si e tillë nuk është e mirë, teksa ka zbuluar se Elektroseveri ka falsifikuar një dokument të lëshuar nga KOSST-i dhe ka thënë se kjo kompani po luan lojë të rrezikshme.

Këto komente, Bislimi i bëri në një intervistë në RTK Prime.

“Udhërrëfyesin duhet parë vetëm si një mekanizëm që fasiliton implementimin e një marrëveshje që nuk është implementuar për nëntë vite, pra nga 2013”, tha Bislimi.

“Kemi thënë disa herë se marrëveshja për energjinë është e keqe, nuk është e mirë”, tha ai.

ZRRE: Pika e dytë e udhërrëfyesit për energjinë nuk po respektohet sipas afateve

Lexo më shumë

Tutje, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se në dimër qeveria e Kosovës nuk paguan për energjinë elektrike në veri dhe ka shtuar se vonesat dëmtojnë vetëm qytetarët atje.

“Para se të dakordohemi më 21 qershor. Ne kemi pasur garancë të plotë të palës serbe që të zbatojë me tërësi, që nuk na janë dhënë neve por BE-së. Nuk ka pasur asnjë takim mes Bislimit dhe Petkoviqit, por takime të ndara me Lajcak. Nuk ka mund të na dhënë neve garancë. Edhe te qasja në databazë. Petkoviq ka thënë se janë të dhënat, por ka kërkuar afat shtesë prej dy javëve. Ai ka pasur të dërgojë atë për dy javë. Por duke e dit se sikur pala amerikane dhe europiane e ka ditur se të dhënat janë, kanë thënë se duhet të dërgohen direkt. Elektrosver në vend të ksaj ka dërguar në Bruksel letër ku ka thënë se nuk kanë aspak të dhëna. Besoj është pamatur dhe papërgjegjësi totale nga ta. Kanë thënë se nuk kanë të dhëna, por fillimisht thanë se u duhej kohë”, tha ai.

“Një dokument që u duhej nga KOSST-i ka pasur ndërhyrje. Ata kanë nënshkruar por pastaj kanë ndërhyrë duke shkruar se është “Kosova e Metohija”. Kjo është falsifikim i dokumentit. Cdo shtyrje i dëmton qytetarët atje. Në dimër qeveria nuk paguan për serbët në veri”, shtoi Bislimi.

Udhërrëfyesi i plotë për Marrëveshjen e energjisë në veri [DOKUMENT]

Lexo më shumë

Bislimi dhe Abbott diskutojnë për tensionet në veri e krizën energjetike

Lexo më shumë